Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Supa Krem Kërpudha E Shtëpisë

Kërpudha është një nga ushqimet që ne përdorim shpesh në gatimet tona gjatë vjeshtës dhe Supa Krem Kërpudha E Shtëpisë është një prej recetave më të shijshme, që duhet të provoni dhe gatuani në përditshmëri apo vaktet e fundjavës. Kjo është nje recetë shumë e thjeshtë, e shpejtë për tu përgatitur dhe e shijshme për tu konsumuar nga gjithë familja. Një pjatë e parë që nuk zhgënjen kurrë.

Ju mund të lexoni edhe Kërpudha Të Mbushura apo Rizoto Me Kërpudha.

Përbërësit

  • 300 g kërpudha të freskëta
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 qepë e vogël
  • 20 g gjalp
  • 2 l lëng pule
  • 100 ml pana kuzhine
  • Vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz i freskët
  • Bukë e thekur. + 3-4 kërpudha për servirje

Përgatitja

  1. Lajmë perimet dhe kërpudhat dhe i presim në copa jo shumë të vogla sepse më pas do ti frulojmë. Kërpudha i pastrojmë nga cipa që kanë sipër dhe një shpëlarje me ujë të rrjedhshëm për dherat e këmbëve.
  2. Nisim punën duke kavërdisur qepën për 2 minuta me vaj dhe gjalp. Nqs nuk e doni mund të mos e përdorni gjalpin. Une e kam përdorur për ti shtuar shijen.Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë karrotën, kërpudhat dhe pataten dhe i kavërdisin të gjitha për 2-3 minuta. Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking RecipesShtojmë lëngun e pulës të ngrohtë dhe e lëmë të zjejë për 15 minuta. Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking RecipesE frulojmë të gjithën dhe e rregullojmë me pana, kripë e piper. Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking RecipesE lëmë të marri një valë dhe e fikim. Në fund i shtojmë edhe lëng limoni dhe majdanoz të freskët të grirë. Veç në një tigan me pak vaj ulliri thekim bukën të prerë në kubik. Kavërdisim dhe kërpudhat e prera hollë. E servirim supën të ngrohtë dhe me copa buke e feta kërpudhash sipër. Shumë e shijshme.Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Homemade Cream Mushroom Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që ndaluat në një tjetër recetë nga Blogu ynë. Nëse ju pëlqen jeni të mirëpritur të komentoni, lini pyetjet tuaja, apo ndani këtë recetë me miqtë tuaj. Ne vlerësojmë mendimin dhe mbështetjen tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment