Homemade Coconut Cookies-Biskota me Kokos

Biskota Me Arrë Kokosi janë një ëmbëlsirë e lehtë dhe delikate. Sot duam të ndajmë një nga mënyrat për të përgatitur biskota me arrë kokosi me pjekje, pasi duke qenë se arra e kokosit konsumohet edhe e freskët, ka shumë receta që biskotat me këtë përbërës i përgatisim edhe pa pjekje, por për këtë do përgatisim një tjetër artikull. Janë biskota që fare lehtë mund ti përgatisni për këto ditë festive të këtij fundviti, thjesht dhe shpejt në pak minuta përgatitje për tu shijuar në familje dhe me miq.

Ju mund të lexoni edhe Kadaif Me Arrë Kokosi.

PërbërësitHomemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes

  • 250 g miell 00
  • 125 g arrë kokosi pluhur
  • 150 g sheqer kokërr ose pluhur
  • 180 g gjalp
  • 1 vezë
  • Pak kripë, lëkurë e 1/2 limon, pak vanilje
  • 1 lugë kafe me pluhur fryrës
  • 1 lugë gjelle rum
  • 100 g arre kokosi për dekorim

Përgatitja

  1. Me ndihmën e një rrahësi me korent do të përziejme gjalpin e zbutur me vezën për disa minuta.
  2. Do të shtojmë miellin, fryrësin dhe lëkurën e grirë të limonit organik dhe vaniljen.
  3. Në një mixer frulator ose grirëse kuzhine do të grijmë miellin e kokosit bashkë me sheqerin dhe kur të shohim që është grirë imët, e shtojmë te brumi i mëparshëm.Homemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes
  4. Do ta përziejmë mirë brumin e krijuar, e mbështjellim me qese dhe e lëmë të rrijë në frigoriferë për 2 orë.Homemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes
  5. E nxjerrim nga frigoriferi dhe i japim formë të rrumbullakët duke e ndarë në pjesë të rrumbullakëta rreth 15 g secila. I kalojmë në arrë kokosi dhe i vendosim në tavë të veshur me letër furre. I pjekim biskotat në 180 gradë për 15-18 minuta, sa të marrin një ngjyrë ari të lehtë.Homemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes
  6. I lëmë të ftohen plotësisht dhe i shërbejmë sipas dëshirës. Biskotat me arrë kokosi konsumohen të freskëta dhe nuk lihen për shumë ditë pas ato thahen dhe thërrmohen.Homemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Homemade Coconut Cookies-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni duke vizituar dhe komentuar faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment