Healthy Rye And Oat Cookies-Biskota Me Thekër Dhe Tërshërë

Biskota Me Thekër Dhe Tërshërë është një nga recetat që duhet ta provoni nëse doni të konsumoni ëmbëlsira të shëndetshme në dietën tuaj ushqimore.

Si fillim pranvere mendoj se duhet të kthejmë më tepër sytë drejt një diete të ekuilibruar, përfshirë këtu edhe ëmbëlsirat, biskotat, apo produkte të tjera me bazë brumi. Përdorimi i miellit të thekrës dhe tërshërës i bën këto biskota të shëndetshme për tu konsumuar, por mbi të gjitha kanë një super shije.
Ëmbëlsinë në këtë recetë nuk e sigurojmë nga sheqeri, pra mund ti gatuajmë me pak fare sheqer ose dhe fare duke përdorur mjalt dhe fruta të thata.
Unë kam përdorur hurma arabie, rrush të thatë, dhe kumbulla, por ju mund të kombinoni edhe fruta të tjera të thata si fiku, boronicat apo të tjera fruta të familjes së frutave të pyllit, etj.

Receta është shumë e thjeshtë, pasi konsiston në bashkimin e përbërësve të thatë në njërën anë dhe atyre të lëngët në krahun tjetër, për tu bashkuar më pas, dhe pjekur në forma. Pra në rreth 20 minuta i keni biskotat gati për konsum.

Ju mund të provoni edhe Biskotat me copëza çokollate apo Bukën e Thekrës.

PërbërësitHealthy Rye And Oat Cookies-Family Cooking Recipes

Përbërësit e thatë

  • 100 g miell thekre
  • 100 g miell tërshëre
  • 90 g tërshërë e plotë
  • 100 g miell 00
  • Pak kripë
  • ¼ tsp sodë bukë
  • 1 tsp fryrës për ëmbëlsira
  • ¼ tsp kanëllë
  • 1-2 tbsp sheqer kaf (facultative)
  • 1 tbsp fara liri
  • 100 g hurma arabie pa fara në copa
  • 50 g rrush të thatë
  • 60 g kumbulla të thata pa bërthama në copa
  • 100 g çokollatë e zezë në copa (fakultative)

Përbërësit e lëngët

  • 2 vezë
  • 1-2 tbsp plot me mjalt
  • 4 tbsp qumësht
  • 1 tbsp lëng limoni
  • 60 g gjalp temperaturë ambienti ose të shkrirë
  • 1 tsp vanilje

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë. Përgatisim një tavë për pjekje me letër pjekje.
  2. Si fillim do të përziejmë në një tas të gjithë llojet e miellit.
  3. Do të shtojmë aty edhe fryrësin, sodën, kripën, kanellën pluhur, frutat e thata dhe përziejmë mirë. Nëse do shtoni edhe çokollatë mund ta shtoni këtu.
  4. Në një tas tjetër, do të përziejmë gjalpin temperaturë ambienti me sheqerin nëse doni ta shtoni, ose direkt mjaltin.
  5. Do të vijojmë duke shtuar vezët, qumështin, lëngun e limonit, vaniljen, dhe përziejmë mirë të na krijohet një masë homogjene.
  6. Do e shtojmë këtë përzierje tek përbërësit e thatë dhe përziejmë sa të lidhen të gjithë përbërësit.
  7. Me ndihmën e një luge do marrim nga brumi dhe do i japim formë biskotave dhe i vendosim në tavë. (dalin 20-30 biskota në total në varësi të madhësisë).Healthy Rye And Oat Cookies-Family Cooking Recipes
  8. Do i pjekim në furrë të parangrohur për 15-18 minuta sa të marrin ngjyrë të artë.
  9. I nxjerrim biskotat nga furra, i lëmë të ftohen pak, i kalojmë në një pjatë servirje dhe i shërbejmë. Janë shumë të shijshme për mëngjes, për të shoqëruar çajin, kafen, apo për tu ngrënë gjatë ditës.Healthy Rye And Oat Cookies-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Shënim:

  • Mund të kombinoni fruta të tjera të thata nëse doni apo dhe të shtoni fara, arra, lajthi, etj të tjera sipas dëshirës.
  • Gjithashtu mund ta zëvëndësoni gjalpin më vaj ulliri, gjalp kokosi, apo vaj tjetër.
  • Nëse nuk i doni shumë të ëmbla biskotat mos përdorni fare sheqer. Përdorni vetëm një lugë mjalt, ose nëse nuk doni as mjalt mund të shtoni sasinë e hurmave dhe rrushit të thatë, të cilat zëvendësojnë më së miri sheqerin dhe do ju dhurojnë ëmbëlsinë e duhur.

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment