Gjelle Me Bizele Me Mish Viçi është një gatim i kuzhinës sonë me të cilin jëmi rritur. Bizelet janë një legume i stinës së Pranverës dhe Verës, të cilat mund ti gatuajmë në një larmi recetash, si sallata, supa, pasta, risotto, pure, etj.
Ne sot e kemi sjelle në këtë variant gjellën me bizele dhe mish, të cilën ju mund ta gatuani edhe pa mish për një recetë vegjetariane.
Mund ta gatuajmë me mish viçi të butë si pjesa e filetos që kërkon një gatim më të shkurtër për tu gatuar bashkë me perimet.
Ju mund të zgjidhni një pjesë tjetër të mishit nëse preferoni ndryshe. Në këtë rast mirë është ta gatuani mishin më parë veçmas për ta bashkuar më pas me perimet dhe ta përfundoni gatimin e tij bashkë me to.
Përbërësit
- 400 g bizele të freskëta
- 200 g mish viçi tul ose fileto
- 2 qepë të njoma
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 ose 2 domate të pjekura
- Kripë, piper, vaj ulliri
- Kopër e freskët dhe majdanoz.
Përgatitja
- Do të pastrojmë bizelet e freskëta nga bishtajat. I lajmë dhe presim në kuba të vegjël karrotat dhe patatet. Grijmë qepët hollë.
- Në një tigan të thellë ose tenxhere do të shtojmë vaj ulliri dhe qepën e prerë imët.
- Pasi qepa zbutet pak, shtojmë edhe mishin e freskët në copa nëse do përdorim fileto apo pjesë të butë të mishit të viçit.
- Do ti kavërdisim derisa të zbutet qepa dhe të bëhet trasparente dhe mishi të ndryshojë ngjyrë. Ne kemi preferuar ta ziejmë mishim veçmas në një tenxhere me presion për të shmangur gatimin e gjatë të perimeve bashkë me mishin. Bizelet tani janë të stinës, të freskëta dhe gatuhen shumë shpejtë.
- Vijojmë gatimin, duke shtuar karrotat e grira në kuba dhe vazhdojmë kavërdisjen. Shtojmë bizelet e freskëta dhe pas disa minutash edhe pataten.
- Pasi këto perime të jenë kavërdisur, do të shtojmë domaten e grirë në renden, pa lëkurë.
- Pasi të shohim që një pjesë e ujit të domates ka avulluar, do të shtojmë ujin në mënyrë që të gatuhen plotësisht të gjitha perimet dhe mishi. Nëse kemi zgjedhur ta ziejmë mishin më parë veçmas, atëherë do të shtojmë në këtë moment mishin dhe lëngun e mishit.
- E shijojmë supën tonë me kripë e piper. E mbulojmë me kapak tenxheren dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar për 20 minuta.
- Do të shikojmë që bizelet të jenë të buta. Duhet që supa apo gjella jonë të jetë e lëngshme, por lëngu të jetë disi i trashur.
- Në fund do të shtojmë kopër dhe majdanoz të freskët, vaj ulliri dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.