Mjedrat ose mana toke(raspberries, or lamponi)sic i quajnë ndryshe jane ftuta pylli shumë të shijshme të pasura me vitamina. Vitet e fundit janë shumë të preferuara për tu kultivuar nga fermerët, prandaj mund ti gjeni lehtësisht në treg varietet e kultivuara të freskëta. Janë të shijshme dhe plot vlera ushqyese, dhe burim i mirë i vlerave ditore të vitaminës C si gjithë familja e frutave të pyllit, ku mjedrat bëjnë pjesë. Ato mund të shoqërojnë receta të ndryshme në kuzhinë të freskëta, në formë salce ose reçeli. Sot do të ndajmë me Ju recetën tonë të Reçelit të Mjedrave Të Freskëta. Një reçel me shije delikate dhe të mbrekullueshme që mund ta konsumojmë fare thjesht në mëngjeset tona shoqëruar me bukë të thekur dhe gjalp të freskët, por njëkohësisht mund ta përdorim plot fantazi në gatimet tona të pastiçerisë dhe jo vetëm.
Përbërësit
- 1kg mjedra të freskëta
- 400 g sheqer
- 1 limon
Përgatitja
- Lajmë frutat me kujdes dhe i vendosim në një kullesë të kullojnë ujin e tepërt.
- I fusim mjedrat në një enë, hedhim 100 gramë sheqer dhe lëngun e limonit dhe i përziejmë.
- I vendosim në frigorifer të mbuluara për 3-4 orë.
- I nxjerrim nga frigoriferi, i kalojmë në një tenxhere, shtojmë dhe sasinë e mbetur të sheqerit dhe i vendosim në zjarr të mesëm për të zierë për 10 minuta. Nuk ka nevoje për shumë zierje duke qenë se janë fruta shumë të buta.
- E lëmë reçelin të ftohet dhe shohim trashësinë e tij. Nqs duhet e vendosim tenxheren ku kemi reçelin sërish në zjarr të ngadaltë dhe e ziejmë edhe për disa minuta.
- Konservojeni reçelin e mjedrës në kavanoza qejqi të sterilizuar më parë. Për mënyrat e konservimit dhe detajeve, lutem i gjeni të sqaruara tek receta e reçeli të luleshtrydhes. Kliko këtu për recetën.
Në këtë recetë ne kemi përforur mjedrat e kuqe, por ju mund të përdorni cilin varietet të gjeni përveç këtyre, të zeza ose blu.
Lutem lini pyetjet tuaja më poshtë.
Faleminderit që vizituat një tjetër recetë tonën.
Irinda