Fresh Pumpkin Cake Recipe-Kek Me Kungull Dimëror Të Freskët

Kungulli është një nga ushqimet më të përdorura në stinën ë vjeshtës dhe dimrit dhe një nga simbolet e dekorimeve të vjeshtës dhe të festës së Halloween. Sot duam të ndajmë me ju një recetë shumë të shijshmë të Kekut Me Kungull Dimëror, të cilën mund ta gatuani për Halloween por edhe si një ëmbëlsirë për fundjavë apo në përditshmëri. Receta është shumë e thjeshtë për tu përgatitur, por mbi të gjitha shumë e shijshme.
Duke qenë se këmi hyrë në javën e Halloween, ne do mundohemi të ndajmë më ju sa më tepër ide gatimesh të ëmbëla dhe të kripura, prandaj dhe këtë tortë e kemi dekoruar me një imazh kungull Halloweeni.

Përbërësit për një tavë 24-28 cm.Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking Recipes

  • 250 g kungull dimëror i freskët
  • 280 g miell
  • 120 g arra të grira në miell
  • 100 ml vaj farash (misri, luledielli)
  • 80 ml qumësht
  • 230 g sheqer
  • 4 vezë të mëdha
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira (16 g)
  • Lëkura e një portokalli
  • Pak kripë
  • 2 lugë rum i aromatizuar me portokall
  • 50-100 g çokollatë e zezë në gopa ose e grirë (fakultative)
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Ndezim furrën në 170-180 gradë. (referojuni furrës suaj për programin e pjekjes së ëmbëlsirave)
  2. Në një blender kuzhine do të hedhim kungullin në copa, qumështin dhe vajin dhe do i frulojmë sa të përfitojmë një masë kremoze pa copa. Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Do të ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat, dhe këtyre të fundit, do i shtojmë dy lugë nga sasia e sheqerit, pak kripë, dhe do i rrahim më një rrahës dore elektrik sa të bëhet shkumë e qëndrueshme. Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  4. Në tasin ku kemi të verdhat e vezëve, do shtojmë sasinë e mbetur të sheqerit, dhe lëkurën e portokallit dhe do i përziejmë mirë me rrahësin e dorës sa të tretet sheqeri dhe bëhet shkumë e bardhë. Do shtojmë rumin ose pijen që preferoni, do i përziejmë mirë dhe e shtojmë këtë sasi te të bardhat e vezëve dhe e përziejmë me kujdes nga poshtë lart.
  5. Miellin e sitim dhe e përziejmë me fryrësin dhe arrët e grira në miell. Unë i griva në një blender kuzhine, ju mund të përdorni edhe bajame të qëruara të grira ose lajthi në vend të arrëve. Do i përziejmë mirë, pasi arrët kanë vaj dhe mielli formon toptha të vegjël.
  6. Do të përziejmë vezët me kungullin dhe ta shtojmë miellin pak nga pak duke përzierë nga poshtë lart sa të përthithet i gjithi. Do të shtojmë në fund edhe çokollatën e zezë të grirë, me thikë ose në rende, ose nëse i keni copa çokollate aq më mirë. Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Do të marrim një tavë keku, e lyejmë me gjalp dhe pudrohim me miell dhe hedhim brumin e kekut në të. Nëse tava do jetë më e vogël, keku do dali më i lartë. E vendosim të piqet në furrën e parangrohur për 35 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh.
  8. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak dhe e transferojmë në një pjatë për servirje. E dekorojmë me sheqer pluhur sipas dëshirës. Nëse ju pëlqen ta dekoroni si kungull, në një letër do të vizatoni një kungull si t’ju pëlqejë, të qeshur, të frikshëm, etj dhe do e vendosni sipër tortës. Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking RecipesE spërkasim tortën me sheqer pluhur dhe kur e heqm letrën do të ngelet imazhi i kungullit që ju zgjodhët.
    Mund ta dekoroni edhe duke pregatitur një krem të hollë çokollate dhe ta dekoroni kekun në sipërfaqe si ju pëlqen.

Ju bëftë mirë!Fresh Pumpkin Cake Recipe- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke ndarë recetat tona dhe i provuar ato. Mund të lini një koment ose qyetje më poshtë nëse dëshironi.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

 

Leave a Comment