Fresh Pear Muffins Recipe-Muffin Me Dardhë Dhe Arrë Kokosi

Muffin Me Dardhë Dhe Arrë Kokosi është një recetë shumë e shijshme, plot aromë dhe shije. Ashtu si edhe keku me dardhë dhe arrë kokosi edhe këta kek të vegjël janë jo vetëm me sjije delicate, por një zgjidhje shumë e mirë për mëngjes, pasdite apo piknik.
Fëmijët tuaj do ti shijojnë më së miri, plus që përgatiten lehtë në fare pak minuta dhe mudn ti bëni edhe fëmijët tuaj protagonist në përgatitjen e tyre.
Gjithahstu këto kekë të vëgjël mund ti përdorni për bankete apo festa duke i zbukuruar sipas dëshirës dhe tematikës.
Nëse ju interesojnë kekë të zbukuruar mund të hidhni një sy këtu.

Përbërësit Për 12-14 MuffinsFresh Pear Muffins Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2 vezë
  • 2 dardhë
  • 150 g sheqer
  • 80 ml vaj misri
  • 40 g miell kokosi
  • 220 g miell
  • 1/2 pako fryrës
  • Pak kripë
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Do të përziejmë në një tas qelqi 2 vezët me sheqerin dhe i rrahim me rrahës elektrik sa të bëhen shkumë.
  2. Shtojmë vajin e misrit duke e hedhur dhe duke përzierë. Shtojmë edhe një të kapur të gishtave me kripë.
  3. Vijojmë duke shtuar dhe miellin e kokosit dhe vazhdojmë përzierjen.
  4. Në fund, do të shtojmë miellin e përzierë me fryrës.
  5. E përziejmë mirë dhe në fund do të shtojmë dardhat e pastruara nga lëkurat dhe të prera në kubik të vegjël.
  6. Në një tavë për muffin do të vendosim letrat përkatëse ose i lyejmë gropëzat me gjalp dhe i pluhurosim me miell nqs nuk do të përdorim letra.Fresh Pear Muffins Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Me ndihmë e një lugë akullore do të hedhim brumin në secilën prej tyre. I mbushim 3/4 e vëllimit.
  8. Dhe, i fusim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë, për 22-25 minuta.Fresh Pear Muffins Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I nxjerrim nga furra dhe pasi të ftohen pak i pluhurosim me sheqer pluhur.

Ju Bëftë Mirë!Fresh Pear Muffins Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment