Easy Veal Chop Recipe – Recetë E Lehtë Bërxolle Viçi

Bërxolla është një ushqim i cili mund të gatuhet në shumë mënyra, e pjekur, në zgarë, e skuqur, e zierë etj. Në këtë artikull ju do të mësoni se si të gatuani një bërxollë të shijshme vetëm në 10 minuta.

Bërxolla është një prerje e mishit të viçit, qingjit, apo derrit, pingul me shtyllën kurrizore, e cila zakonisht përmban një pjesë të kockës së vertebrës dhe serviret si një racion individual.

Ne e zgjedhim mishin e viçit sot, si një nga llojet më të preferuara të mishit për tu konsumuar në vaktet e përditshme. Mishi i viçit është një burim vlerash, i pasur më proteina dhe hekur për nevojat e organizmit tonë. Për këtë arye, mishi rekomandohet që të konsumohet nga çdo grupmoshë.

Pediatrët sugjerojnë që ky lloj mishi të jetë pjesë e dietës së bebeve dhe fëmijëve pasi proteinat janë një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tyre.  Për moshat më të mëdha, konsumumi i mishit duhet të bëhet në një mënyrë më të moderuar.

Të gatuash në mënyrën e duhur është çelësi që të shijosh dhë përfitosh të gjitha vlerat ushqyese të mishit të viçit. Vazhdoni të lexoni mëposhtë për recetën e detajuar.

Easy Veal Chop Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit Për Një Racion

  • 1 Bërxollë
  • Kipë e trashë
  • Vaj Ulliri
  • Piper
  • Rozmarinë e freskët

Përgatitja

Easy Veal Chop Recipe- Family Cooking Recipes

Marinoni mishin e viçit me kripë, piper dhe erëza aromatike. Mund të përdorni erëza sipas preferencave që keni. Për një marinim më të mirë, mund ta lini mishin me erëza në frigorifer për 30 min, por nëse nuk keni kohë mund të filloni menjëherë gatimin.

Në një tigan që nuk ngjit, hidhni pak vaj ullini dhe nxehni tiganin në temperaturë të lartë. Ndërkohë, hidhni edhe erëza në tigan për t’i dhënë mishit më shumë shije dhe aromë, si edhe për të lëshuar vajra esencialë.

Easy Veal Chop Recipe- Family Cooking Recipes

Për të kontrolluar nëse tigani është nxehur, vendoseni dorën tuaj 20-30 cm mbi tigan dhe gjithashtu kini kujdes pai vaji nuk duhet të digjet. (mos e prekni tiganin) Kur vaji të ketë arritur nxehtësinë e duhur, shtoni bërxollën e viçit. Mishi duhet të gatuhet për 3-5 min nga secila anë. Koha e skuqjes varijon në varësi të dëshirës tuaj për pjekjen e mishit: pak i pjekur, mesatarisht i pjekur ose shumë i pjekur.

Easy Veal Chop Recipe- Family Cooking Recipes

Nëse e preferoni berxollën tuaj shumë të gatuar, mund të përdorni një kapak, për një gatim më të shpejtë dhe më të mirë të mishit. Unë përsonalisht e preferoj mishin kur ka një ngjyrë rozë të lehtë nga brenda.

Transferojeni bërxollën tuaj në një pjatë për të qënduar për disa minuta. Ky proces bën të mundur që të gjitha lëngjet e mishit të shpërndahen dhe bërxolla të jetë e butë për tu prerë dhe për tu ngrënë.

Më pas tranferojeni në një pjatë, hidhini vaj ulliri, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe konsumojeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Këshilla

Kjo pjatë mund të serviret me sallatë rukola, e marinuar me salcë balsami dhe djathë parmixhan.

Pjata të tjera shoqëruese mund të jenë patate të furrës apo perime të tjera, perime të zgarës, sallatëra të ndryshme etj.

Ju lutem, mos ngurroni të lini ndonjë koment ose pyetje më poshtë. Faleminderit që zgjodhët një recetë tjetër gatimi nga ne.

 

Leave a Comment