Easy Stuffed Mushroom Recipe-Kërpudha Të Mbushura

Kërpudhat janë një nga ushqimet që gjatë vjeshtës i gjejmë të freskëta dhe duhet ti gatuajmë vazhdimisht duke i shijuar në pjata të para, pasta, rizoto, sallata, antipasta, apo pjata të dyta vegjetariane ose jo.
Sot duam të ndajmë një recetë të Kërpudhave të Mbushura, shumë e lehtë, përgatitet në pak minuta dhe shumë e shijshme për tu shijuar si antipastë apo pjatë kryesore vegjetariane.

Përbërësit

  • 6 kërpudha champinjon
  • 30 g arra të grira
  • 30 g tul buke
  • 1-2 lugë gjizë
  • 1 thelp hudhër
  • 1 lugë djathë i grirë
  • 20-30 g proshutë (fakultative)
  • Majdanoz, kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të pastojmë kërpudhat duke i fshirë më një pecetë të lagur dhe me kujdes do të shkëpusim këmbët nga kapuçet e kërpudhave.
  2. Do i pastojmë këmbët mirë nga dherat dhe do i grijmë imët. Kupolat e kërpudhave do i gërryejmë nga brenda duke zgjeruar vendin për mbushje me ndihmën e një luge të vogël.Easy Stuffed Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan, shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër, dhe kavardisim këmbët e kërpudhave dhe pjesët që heqim nga mesi për pak minuta sa të zbuten.Easy Stuffed Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në një tas do të përziejmë, këmbët e kaurdisura, arrat, bukën e thërrmuar, majdanozin e grirë, gjizën, djathin, edhe proshutën (nëse doni një pjatë vegjetariane mos e shtoni proshutën), kripë, vaj ulliri, piper dhe i përziejmë mirë.
  5. Ndërkohë kemi ndezur dhe furrën të nxehet në 180 gradë celcius.Easy Stuffed Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do i pastojmë kupolat edhe nga cipat, i mbushim më një lugë të vogël dhe i transferojmë në një tavë për pjekje të cilës i kemi shtruar letër furre, dhe do i vendosim të piqen për 20-25 minuta.
  7. I lëmë të ftohen pak dhe i transferojmë në një pjatë për servirje. Mund ti konsumoni si antipastë, ose si një pjatë kryesore vegjetariane.Easy Stuffed Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të ndani recetën dhe të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment