Easy Strawberry Tiramisu Recipe-Tiramisu Me Luleshtrydhe

Tiramisu Me Luleshtrydhe është një ëmbëlsirë pa pjekje, e cila përgatitet në pak minuta dhe fare thjesht. Ne kemi zgjedhur ta përgatisim me një krem të lehtë mascarpone, pa përdorur pana. Tiramisunë tonë e kemi montuar në kupa një racionëshe për ta servirur edhe më lehtë dhe këndshëm.

Ju me të njëjtët përbërës mund të zgjidhni ta mondoni në një tavë të vogël.
Kjo është një mëblësirë shumë e shijshme për këtë stinë, e freskët, dhe plot aromë.

Ju mund të provoni edhe Tiramisunë Klasike apo Torta Tiramisu.

PërbërësitEasy Strawberry Tiramisu Recipe-Family Cooking Recipes

Kremi

  • 250 g maskarpone
  • 2 të verdha vezësh
  • 50 g sheqer

Të Tjera

  • 250 g luleshtrydhe
  • lëngu i një limoni
  • 1-2 lugë sheqer
  • Disa lugë ujë
  • Luleshtrydhe të freskëta për dekor
  • 10-12 copë biskota Savoiardi
  • Gjethe mente.

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë luleshtrydhet dhe do ti presim në copa.
  2. Luleshtrydhet e prera do ti vendosim në një tenxhere me sheqerin, lëngun e limonit dhe pak ujë. I vendosim në zjarr për 2-3 minuta sa të lëshojnë lëngun.
  3. I heqim nga zjarri dhe një pjesë nga kjo përgatitje bashkë me lëngun e përftuar do ta kalojmë në mixer dhe me të do të njomim biskotat Savoiardi. Pjesën tjetër të luleshtrydheve të kaluara në tenxhere me pak sheqer do e ruajmë për montimin e tiramisusë.
  4. Vijojmë gatimin duke përgatitur kremin. Për këtë e vendosim të verdhat e vezëve me sheqerin në një tas qelqi dhe tasin do e vendosim në banjomari. Me ndihmën e një rrahësi elektrik, do i rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin duke i mbajtur në banjomari sa të bëhen shkumë.
  5. Vazhdojmë përzierjen edhe pasi ta kemi hequr nga banjomaria, derisa të ftohet. Këtë përzierje do ta bashkojmë me maskarponen mirë, duke e përzierë nga poshtë lartë me kujdes sa të bëhet kremi.
  6. Do të përdorim tasa një porcionësh për të montuar tiramisunë dhe do të proçedojmë duke hedhur 1 lugë krem, pastaj i njomim mirë savoiarden me shurupin e luleshtrydheve dhe i vendosim në kupa duke krijuar një shtresë me to.
  7. Hedhim nga copat e luleshtrydheve që i kemi lënë veçmas dhe përsëri krem.
    Vijojmë montimin duke vendosur pësëri savoiardi të zbutura në shurupin e luleshtrudhes, duke vijuar ti mbulojmë edhe me një shtresë tjetër kremi.
  8. Do të zbukurojmë me luleshtrydhe të freskëta dhe gjethe mente të freskëa. Pëdorni imagjinatë tuaj.Easy Strawberry Tiramisu Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I transferojmë kupat e tiramisusë në frigorifer për tu ftohur për dy orë dhe janë gati për tu shijuar.
  10. I servirim sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Easy Strawberry Tiramisu Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment