Easy Seafood Pasta Recipe-Paccheri Me Fruta Deti

Paccheri Me Fruta Deti është një tjetër recetë, e cila shijon më së miri në fudjavat tona apo përditshmëri sa herë duam të gatuajmë receta me fruta deti.
Kjo salcë mund të gatuhet me çdo lloj makarone që ju pëlqen. Ne kemi zgjedhur ta sjellim sot me paccheri, një lloj makarone tub i gjerë me orogjinë nga krahina e Campania e Italisë.
Këtë pjatë mund ta shijoni për drekë apo darkë me gatime deti. Do ju shijojë pa masë.
Ju mund të provoni edhe Paccheri me karkaleca.

 

Përbërësit

  • 500 g paccheri
  • një sepie ose 2 kallamarë
  • 200 g karkaleca
  • 400 g midhje të zeza
  • 1 kungull jeshil
  • 1 degë me pomodorini
  • Majdanoz ose kopër
  • Vaj ulliri, kripë e piper i zi
  • Hudhër

Përgatitja

  1. Në fillim do përgatisim salcën. Në një tigan për salca do të shtojmë vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër të grirë hollë.
  2. Presim në rripa sepien e pastruar dhe e kavërdisim mirë. Shtojmë edhe karkalecat e pastruar nga koraca dhe nga fija intestinale. Nqs do të përdorni karkaleca të mëdhenj lërini me gjithë kokë pasi lëngu i tyre i jep shumë shije salcës.
  3. Sa të shikojmë që karkalecat kanë ndryshuar ngjyrë, shtojmë kungullin e prerë hollë në feta.
  4. Gjithë proçesi i gatimit është në seri, kështu sa presim apo bëjmë gati përbërësin e radhës, është gatuar ai paraardhësi. E kështu vijojmë duke shtuar domatet qershi të prera në gjysëm. Shtojmë pak kripë e piper dhe i lëmë të gatuhen për disa minuta.
  5. Ndërkohë kemi vendosur ujin për të zierë makaronat. Në ujin që vlon do të shtojmë mjaftueshëm kripë dhe shtojmë paccherit të zihen.
  6. Do të hapim edhe midhjet në një tigan tjetë të mbuluara me kapak në zjarr të mesëm. Midhjet i kemi pastruar siç e kemi treguar më parë duke i tërhequr fijen në të cilën ato mbahen, dhe duke i fërkuar mirë me një rrjetë teli që guacka të mos ketë papastërti.Easy Seafood Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Pasi të kemi fikur salcën shtojmë edhe midhjet. Disa i heqim nga guacka, disa të tjera i lëmë të plota për efekt pamje. Shtojmë edhe lëngun të cilin e kemi filtruar mirë.Easy Seafood Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Ndërkohë i kullojmë paccherit, të cilat i ziejmë 1-2 minuta më pak se koha e paketimit dhe i shtojmë te salca. Mund të shtojmë edhe pak ujë nga zierja e makaronave.Easy Seafood Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I përziejmë mirë që të marrin shijen e frutave të detit. Shtojmë erëzat e freskëta, një fije vaj ulliri dhe i servirim të ngrohta.

Ju Bëftë Mirë!Easy Seafood Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment