Kekët e vegjël janë një zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë për mëngjes, apo për t’ua dhënë fëmijëve si zemër në shkollë apo kopësht. Sot, ne duam të ndajmë një recetë shumë të thjeshtë të Kekëve Të Vegjël Me Limon. Receta përgatitet thjesht, shpejt dhe është shumë e shijshme.
Përbërësit
• 240 g miell 00
• 100 g sheqer
• 100 ml vaj misri
• 100 ml qumësht
• 2 vezë
• 1 limon (lëngu dhe lëkura)
• 8 g fryrës për ëmbëlsira
• pak kripë
• sheqer pluhur për dekor
Përgatitja
- Bëjmë gati të gjithë përbërësit në tavolinën e punës.
- Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë.
- Përgatisim një tavë për pjekjen e kekëve të vegjël duke e lyer me vaj ose gjalp dhe spërkatur me miell. Nëse keni letra për pjekjen e kekëve, vendosni direkt ato.
- Në një tas të thellë do të përziejmë miellin e situr me fryrësin dhe pak kripë.
- Në një tas tjetër do të hedhim vezët dhe do i rrahim me sheqerin me një rrahës dore. Do të shtojmë vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit dhe qumështin dhe do i përziejmë mirë.
- Do të shtojmë miellin e përzierë me fryrësin e ëmbëlsirave ngadualisht tek tasi me përzierjen e lëngëshme duke e përzierë lehtë sa mielli të përzihet plotësisht.
- Me një lugë mbushim format e kekëve ¾ dhe e vendosim tavën të piqen në furrën e nxehur 180 gradë, për 20-25 minuta. Bëni provën e kunjës së dhëmbëve.
- I heqim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe i transferojmë në një pjatë servirjeje, ku sipër i spërkasim me sheqer pluhur.
Mund ti konsumoni për mëngjes, apo pasdite me një kafe, çaj, lëng frutash, qumësht.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që provoni recetat tona. Mos harroni të lini përshtypjet tuaja në formën më poshtë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.