Easy Lemon Custard Pie-Krostate Me Limon

Kjo recetë e Krostatës Me Limon është një recetë shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e shijshme për tu shijuar si për një fundjavë ashtu edhe në përditshmëri. Kjo është një krostatë e përgatitur me pasta frolla dhe krem pastiçerie më shije limoni.
Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe nëse keni provuar recetën tonë për brumin e pasta frolla dhe atë të kremit të pastiçerisë, ju siguroj se do të mbeheni të kënaqur edhe me këtë recetë.
Për një ëmbëlsirë sa më të aromatizuar dhe me shumë shijë ju rekomandoj të përdorim limon, qumësht, dhe vezë organike.

Ju mund të provoni edhe Krostatë me fruta.

Përbërësit

Për brumin frolla për një tavë krostate me diametër 22-24 cm

  • 200 g miell
  • 100 g gjalp i ftohtë nga frigoriferi
  • 100 g sheqer
  • 1 vezë
  • ½ pako fryrës
  • Lëkurë limoni

Për kremin e limonit

  • 500 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 100 g sheqer
  • 30 g niseshte
  • 1 limon (lëngu dhe lëkura)

Përgatitja

Brumi Frolla

  1. Si fillim do të përgatisim brumin frolla duke qenë se brumi frolla me gjalp duhet të qëndrojë të paktën 30 minuta në frigorifer. Për një recetë edhe më të shpejtë mund ta përgatisni këtë recetë me frollën me vaj.
  2. Pra, përziejmë fillimisht miellin, me sheqerin, fryrësin, lëkurën e limonit dhe gjalpin e ftohtë në copa dhe përziejmë sa të na formohet një brumë i kokërrizuar.
  3. Do të shtojmë vezën dhe do të përziejmë sa të na bëhët brumi pa e punuar shumë.
  4. Do e mbështjellim brumin me qese celofoni dhe e vendosim në frigorifer të paktën 30 minuta. Mund ta kemi përgatitur edhe një ditë më parë.

Kremi Me Limon

  1. Vijojmë me kremin e pastiçerisë me limon. Në një tenxhere do të shtojmë qumështin dhe lëkurat e limonit (pjesa e verdhë) dhe do e vendosim të marrë valë.
  2. Ndërkohë, në një tjetër tenxhere do për shtojmë vezët, sheqerin, niseshten, dhe përziejmë sa të na krijohet një krem. Lëngun e limonit mund të zgjidhni ta shtoni në këtë fazë, ose pasi të keni krijuar kremin bashkë me qumështin. Siqodoftë, nëse jeni fillestar në përgatitjen e kremit të pastiçerisë, ju rekomandoj ta shtoni lëngun e limonit pasi keni përgatitur kremin.
  3. Pra, kur qumështi merr valë, heqim lëkurat e limonit dhe e shtojmë gradualisht tek kremi i vezëve duke përzierë shpejt.
  4. Masën e përftuar e vendosim sërish në zjarr të ulët dhe trazojmë derisa të na krijohet kremi. Kujdes që kremi të mos na digjet.
  5. Pasi e heqim nga zjarri do të shtojmë lëngun e limonit. Nëse keni limon të madh shtoni ½ e lëngut, në të kundërt mund ta shtoni të gjithë. Për në tepër shije limoni mund të shtoni në këtë fazë edhe esence arome limoni.
  6. E mbulojmë kremin e përftuar me qese plastike dhe e lëmë mënjanë. Mund ta ruani në frigorifer edhe për 2 ditë dhe ta përdorni për ëmbëlsira dhe receta.

Përfundimi i Krostatës

  1. Ndërkohë do të marrim brumin dhe 2/3 e etij do i hapim në një petë të ndihmuar nga dy fletë letër pjekje.
  2. Do të marrim një tavë për krostata, e lyejmë më gjalp dhe miell dhe shtojmë petën në tavë.
  3. E sistemojmë petën me kujdes duke mbuluar fundin dhe anët dhe me ndihmën e petësit presim tepricat e petës në borde.
  4. Shtojmë kremin e përgatitur duke niveluar me kujdes.
  5. Pjesën tjetër të brumit e hapim sërish në petë dhe e presim në shirita të cilët do i vendosim në sipërfaqe të krostatës në formë rrjete.Easy Lemon Custard Pie-Family Cooking Recipes
  6. Pasi kemi përfunduar, do e pjekim krostatën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta.
  7. E nxjerrim nga furra, do e lëmë të ftohet disi në mënyrë që ta nxjerrim më lehtë nga forma. Mos u nxitoni pasi kremi është i nxehtë dhe mund tu prishi formën e krostatës.Easy Lemon Custard Pie-Family Cooking Recipes
  8. Pasi e kalojmë në një pjatë servirje, do e lëmë të ftohet plotësisht dhe e shërbejmë sipas dëshirës të prerë në copa. Mund ta shoqëroni edhe me reçel agrumesh, apo fruta.Easy Lemon Custard Pie-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment