Hasude e Thjeshtë me Bajame është një ëmbëlsirë e shpejtë e thjeshtë dhe me përbërës që i kemi në shtëpi gjithmonë. Kjo ëmbëlsirë më sjell në mendje fëmijërinë. E mbaj mend që gjyshja ime e bënte gjithmonë këtë recetë kur kishte mysafirë. Një recetë që gatuhej shpejt dhe e kishte gati për ta servirur në kohë të shkurtër.
Kjo është nje variant i thjeshtë dhe i shpejtë i kategorisë së ëmbëlsirave me niseshte, pa pjekje ndryshe nga revania me pjekje, qumështori, etj.
Përbërësit
- 200 g niseshte
- 250 sheqer
- 500 ml ujë
- 60 g gjalp
- 40 ml vaj
- 2-3 lugë Bajame të pastruara në feta
Përgatitja
- Në fillim do të karamelizojmë sheqerin. Ky do të bëjë që të marri edhe shijen edhe ngjyrën hasudja. Pra, do ta shtojmë gjysmën e sheqerit në tenxhere që të karamelizohet sa të marri ngjyrë të kuqërremtë.
- Sapo shohim që sheqeri merr ngjyrën që duam, do të shtojmë një sasi uji dhe vajin. Në fillim karameli i përftuar do të ngurtësohet por pastaj do të shkrijë në pak minuta.
- Ndërkohë kemi përzierë në një tas niseshtenë me sheqerin dhe me sasinë tjetër të ujit. E përziejmë mirë që të tretet gjithë niseshteja.
- Masën e niseshtesë së tretur e hedhim te tenxherja me karamelin dhe e përziejmë me lugë druri. Masa do të nis të trashet dhe do të krijohet një masë xhelatinoze.
- Do të shtojmë edhe gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta. Hasudja është gati kur të shkëputet nga luga.
- E heqim nga zjarri dhe e shtrojmë në një tavë të sheshtë. Shtojmë bajamet sipër dhe e presim në formë rombi. Mund ta servirni edhe duke i dhënë formë lugë-lugë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”