Easy Homemade Blackberry Jam- Reçel Me Manaferra Të Egra

Reçeli Me Manaferra Të egra është shumë  i dashur për të gjithë, që duan të shijojnë aromën dhe vlerat e tyre ushqyese në çdo stinë. Manaferrat si të gjitha frutat e pyllit kanë shumë vlera ushqyese dhe vitamina. Ato piqen në stinën e verës dhe është mirë që të konsumohen si të freskëta dhe në gatime të ndryshme. Shumë prej nesh i pëlqejnë manaferrat dhe të gjithëve besoj ju ka rënë rasti që ti mbledhin vet në pyll, gjatë shëtitjeve të gjata në stinën e verës. Përveç kekut me manaferra që pëlqehet shumë në familjen tonë dhe jo vetëm, do tju tregoj si të bëni një reçel të shijshëm me manaferra, i cili do të shoqërojë mëngjeset tuaja me gjalp dhe reçel në stinën e ftohtë të dimrit, por mund të përdoret fare mirë për gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme ose gatime të tjera.

PërbërësitEasy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes

  • 1kg manaferra pylli
  • 500 g sheqer
  • 1 limon
  • 150 ml ujë

Përgatitja

  1. Lajmë me kujdes frutat e pjekura mirë dhe i kullojmë në një kullesë. Në një tenxhere, shtojmë ujin, manaferrat dhe 2 lugë sheqer. E vendosim në zjarr të ulët të ziejë për 15 minuta.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes
  2. Do të na duhet që manaferrave tu heqim farat që kanë në brendësi. Kështu që me ndihmën e një mikseri i frullojmë dhe masën e kalojmë në një kullesë perimesh, që shërben për bërjen e salcës së domates dhe heqjen e farave të tyre, por mund të përdorim dhe ndonjë tip tjetër kullese siç ëdhtë kullesa e makaronave me vrima jo shumë të mëdha. Një pjesë e mirë e farave do të qendrojë sipër. Pjesa që mund të kalojë te tuli i manaferrave është e papërfillshme dhe nuk do të na shkaktojë bezdi.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes
  3. E vendosim tulin e manaverrave të ziejë në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe lëngun e limonit.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes
  4. Sa të nisi vlimi e ulim zjarrin në minimum dhe e ziejmë reçelin për 30 minuta, duke e përzierë here pas here. Ju do ta shikoni vet që do të nisi të trashet.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes Mos e trashni shume sepse kur të ftohet do të mpikset më shumë dhe do të bëhet si xhelatine. Hidhni 1 lugë të vogël në një pjatë që e keni mbajtur në ngrirje dhe shikoni konsistencën e reçelit.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes
  5. Kur reçeli të jetë gati, ashtu të nxehtë hidheni nëpër kavanoza të pastër, të sterilizuar me zierje.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking RecipesKavanozat mbyllini dhe kthejini përmbys sa të ftohen komplet. Ruajeni reçelin në rafte të freskët dhe të thatë. Kur ta hapni ruajeni në frigorifer.Easy Homemade Blackberry Jam- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Irinda

 

Leave a Comment