Easy Homemade Banana Cake Recipe-Keku Me Banane I Shtëpisë

 

Keku me babane i përgatit në shtëpi është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme, për tu konsumuar për mëngjes apo për zemër në pasdite. Ky kek i shoqëruar me një gotë qumësht apo lëng frutash është një vakt i kompjetuar për fëmijët dhe të rriturit. Shumë mirë shkon të konsumohet edhe me çaj apo kafen e mëngjesit.
Banana është një frut ekzotik i shëndetshëm, që konsumohet në gjithë botën. Recetat për gatimin e saj, kryesisht të ëmbla, janë të shumta. Kjo që po ju servirim sot, është e thjeshtë për tu realizuar, një ide e shëndetshme për gjithë familjen.

Përbërësit për një formë keku me diametër 24 cm.Easy Homemade Banana Cake Recipe

  • 3 vezë
  • 1 gotë uji me sheqer ( rreth 200 g)
  • 100 gram gjalp pa kripë
  • 3 banane mesatare të pjekura
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Pak kripë
  • 2 e 1/2gota miell 00
  • 1/2 pako fryrës për ëmbëlsira

Përgatitja

  1. Nxehim furrën në 180 gradë.
  2. Në një enë të madhe rrahim vezët me sheqerin dhe pak kripë me rrahës elektrik, derisa të bëhen shkumë dhe sheqeri të jetë tretur.
  3. Shtojmë gjalpin në temperaturë ambjenti dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë e njëjtë.
  4. Shtypim bananet me ndihmen e një piruni duke i bërë pure dhe ja shtojmë përzierjes së mësipërme.
  5. Vazhdojmë përzierjen me rrahësin elektrik. Shtojmë kanellën, dhe miellin e situr të përzierë me fryrësin e ëmbëlsirave.
  6. E përziejmë mirë sa të bëhet një masë homogjene dhe e hedhim në një tavë keku me diametër 24 cm të lyer me gjalp dhe pudrosur me miell.Easy Homemade Banana Cake Recipe
  7. E fusim per tu pjekur në furrë të nxehur më parë në 180 grade për 35-40 minuta. Varet nga furra juaj, kështu që bëni provën me një kruajtëse dhëmbësh. Nëse kruajtësjave dhëmbëve del e thatë nga keku i pjekur, atëherë keku ështe gati dhe nuk ka nevojë të qëndrojë më në furrë.
  8. Hiqeni kekun nga tava pasi është ftohur pak, vendosni në një mbajtëse tortash dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta konsumoni.Easy Homemade Banana Cake Recipe

Ju bëftë mirë!

Lutem lini komentet apo pyetjet tuaja më poshtë. Në do ju përgjigjemi shumë shpejt.

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga faqja jonë.

Irinda

Leave a Comment