Këto Biskota Festive me gjalp, mjalt, dhe aromë portokalli dolën shumë të shijshme. Biskotat dalin të buta dhe plot aromë për ti shijuar në çdo kohë të ditës me familjarët dhe miq.
Kuptohet, që ju të njëjtën bazë mund ta modeloni në format që pëlqeni dhe ta dekoroni për festa si t’ju pëlqejë. Unë ju siguroj se biskotat nga furra dalin super të shijshme.
Nëse ju doni ti ktheni më tepër festive se kaq mund ti dekoroni me glasa reale të bardhë apo me ngjyra, çokollatë, etj.
Një gjë është e sigurt, janë aq të mira sa zor se teprojnë për të nesërmen, sidomos nëse keni femijë të vegjël në familjet tuaja.
Përbërësit
- 80 g gjalp temperaturë ambienti
- 80 g sheqer pluhur
- 1 vezë
- 3 lugë çaji plot me mjalt agrumesh
- Lëkurë e një portokalli
- 1 lugë çaji aromë vanilje
- 250 g miell 00
- 50 g niseshte
- 1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira
Përgatitja
- Si fillim në një tas të thellë qelqi do të përziejmë gjalpin dhe sheqerin me përzierës dore elektrik sa të na bëhet krem.
- Shtojmë vezën, mjaltin, aromën e vaniljes dhe lëkurën e portokallit dhe vazhdojmë përzierjen.
- Ndërkohë, në një tjetër tas do të përziejmë miellin, niseshten dhe fryrësin pasi ikemi situr.
- Do i shtojmë gradualisht te masa e lëngët duke përzierë sa të na bëhet një brum. Nëse do ju rezultojë shumë i butë, do të spërkasni suprinën pak me miell dhe e punojmë lehtë sa të formojmë një top dhe ta mbështjellim më qese celofoni.
- E lëmë brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
- Ndërkohë përgatisim tavat për pjekje duke i veshur me letër pjekje dhe ndezim furrën në 180 gradë.
- Do të hapim brumin në një suprinë të spërkatur me pak miell në një petë më trashësi 0,5-1cm dhe do e presim në format që na pëlqejnë. Unë e preva me format e Krishtlindjes duke qenë se jemi prag festash.
- Do i pjekim biskotat në furrë të parangrohur në 180 gradë për 12-15 minuta.
- I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen dhe mund ti servirim ashtu si janë, të spërkatura me sheqer pluhur, ose të dekoruara sipas dëshirës. Për dekorin mund ti referoheni recetës sonë Këtu.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”