Easy Galaktoboureko Recipe-Qumështori Me Petë Dhe Sherbet

Qumështori Me Petë Dhe Sherbet është një tjetër recetë e gatuar shumë në vendin fqinj Greqinë, por edhe në disa krahina Jugore të vendit tonë. Qumështori tradicional gatuhet në disa versione, ku Shqipëria e Mesme e gatuan kremin e qumështorit me qumësht, vezë, dhe niseshte, nderkohë që në jug të vendit tonë receta gatuhet me miell.
Receta që po sjellim ndryshe nga sa njohim gatuhet me miellin semolina, dhe qershia mbi tortë është sherbeti, ç’ka e bën këtë ëmbëlsirë të veçantë dhe shumë të dashur për tu servirur për festa familjare, përfshirë edhe ato të fundvitit.

Përbërësit

Kremi dhe shtrimi

  • 1 l qumësht
  • 250 g miell semolina
  • 200 g sheqer
  • 100 g gjalp
  • Vanilje
  • 4 vezë
  • Pak kripë
  • 1 pako petë bakllavaje (450-500 g)
  • 250 g gjalp i shkrirë

Sherbeti

  • 500 g sheqer
  • 400 ml ujë
  • 1 lugë gjelle mjalt
  • I shkop kanelle
  • Lëkura e një limoni

Përgatitja

Sherbeti

  1. Si fillim do të bëjmë sherbetin. Kështu, do të hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr.
  2. Shtojmë kanellën dhe lëkurat e limonit, vetëm pjesën e verdhë dhe e lëmë në zjarr sa të shkrihet sheqeri dhe të marri vlim.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Pas 2 minutash e heqim nga zjarri dhe kur të jetë ftohur pak, pas disa minutash i shtojmë mjaltin. Në këtë mënyrë, sherbet nuk do të sheqeroset.
  4. Do e lëmë sherbetin të ftohet plotësisht, pasi do e shtojmë të ftohtë sipër ëmbëlsirës së nxehtë.

Kremi

Hapi i dytë është përgatitja e kremit.

  1. Në një tenxhere do të shtojmë qumështin dhe një pjesë të sheqerit që të ngrohet.
  2. Sapo të nxehet qumështi, do të shtojmë miellin semola dhe e përziejmë. Duhet ta përziejmë vazhdimisht që të bëhet një masë e trashë.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Sapo të përftojmë një masë kremoze, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin dhe vaniljen. E përziejmë kremin mirë sa të shkrihet gjithë gjalpi dhe e lëmë të ftohet.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohe që kremi ftohet, do të shkrijmë pjesën tjetër të gjalpit që do të përdorim për petët.
  5. Ndërkohë, do të rrahim vezët me sheqerin me rrahëse me korent sa të bëhen shkumë dhe të dyfishohet volumi.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do ti përziejmë vezët e rrahura me masën e përgatitur më parë që është ftohur, duke e përzierë me kujdes nga poshtë lartë që të mos na bjerë volumi i vezëve.

Shtrimi, Pjekja Dhe Sherbetosja

  1. Do të marrim një tavë mesatare dhe to ta lyejmë me gjalpin e shkrirë. Shtrojmë petë duke i spërkatur me gjalpë.
  2. Do të shtrojmë 5 petë poshtë dhe i vendosim në mënyrë që petët të mbulojnë mirë anët dhe të dalin dhe përtej tyre në mënyrë që ta palosim petën bukur në përfundim.
  3. Hedhim kremin, e nivelojmë dhe anët e petëve i palosim nga brenda.
  4. Shtrojmë petët e tjera një e nga një ( 5 gjithsej) dhe i spërkasim me gjalp secilës prej tyre.
  5. Në përfundim i fusim nga brenda petët, nëpër anët e tavës.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Gjalpin e mbetur e hedhim sipër qumështorit dhe i presim copat në madhësinë që duam dhe ti servirim. Kur ta presim qumështorin në copa të mos e çojmë thikën deri në fund.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehur me 170 gradë për 50-55 minuta. Sa të shohim që sipër është bërë e kuqërremtë.
  8. E nxjerrim nga furra dhe ashtu siç është e nxehtë i hedhim sipër sherbetin e ftohur. Do e lëmë ashtu derisa sherbeti të jetë thithur i gjithi.Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes
    E shërbejmë sipas dëshirës.

Ju Bëftë Mirë!Easy Galaktoboureko Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment