Easy Coconut Cookies Recipe-Biskota Me Arrë Kokosi

Arra e kokosit është një përbërës plot aromë e cila na tundon herë pas here të gatuajmë ëmbëlsira shumë të shijshme me të si biskotat, tortat, kekë, etj. Sot duam të ndajmë me ju një recetë të thjeshtë të Biskotave me Arrë Kokosi. Receta e sotme është shumë e shijshme për tu përgatitur, me vetëm tre përbërës dhe në pak minuta do të ëmbëlsoni gjithë familjen.
Biskotat mund ti shoqëroni me kafen e mëngjesit, apo edhe me çajin tuaj të preferuar të pasdites.

Përbërësit

  • 200 g miell arrë kokosi
  • 140 g sheqer
  • 4 të bardha vezësh (110-120 g)

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë.
  2. Në një tas, do të shtojmë myelin e arrës kokosit dhe sheqerin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me miellin dhe sheqerin deri sa të përthithen plotësisht.
  3. Do e lëmë masën e përftuar të pushojë 5 minuta.
  4. Ndërkohë, do përgatisim një tavë pjekje me letër furre.
  5. Do marrim sasi brumi sa një lugë gjelle dhe do fillojmë të krijojmë toptha të vegjël si arrë duke i ngjeshur fort me duar dhe i vendosim në tavë.Easy Coconut Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do i pjekim në furrën e parangrohur për 12-15 minuta, derisa të marrin ngjyrën e artë.Easy Coconut Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  7. I lëmë të ftohen pak dhe i vendosim në një mbajtëse amaretash.Easy Coconut Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Easy Coconut Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Coconut Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni receta tona. Jeni të mirëpritur të ndani recetën dhe të lini pyetjet apo komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment