Easy Coconut And Chocolate Cake- Kek Me Arre Kokosi Dhe Ҫokollatë

Arra e kokosit dhe çokollatat janë dy përbërës që përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, të mbrekullueshme dhe të lehta për tu pregatitur. E tillë është edhe receta e sotme e Kekut me Arrë Kokosi Dhe Ҫokollatë. Mund ta përgatisim në pak minuta, thjesht dhe shpejt, dhe ta shijojmë si ëmbëlsirë për mëngjes, pas një vakti apo edhe me kafe apo çaj.

Ju mund të lexoni edhe biskotat tona me arrë kokosi

 

Përbërësit

Për pjesën e parë të Tortës

  • 250 g rikota
  • 5 lugë gjelle miell arrë kokosi
  • 3 lugë gjelle niseshte misri
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 2 të verdha veze

Për pjesën e dytë

  • 4 vezë
  • 90 g sheqer
  • 100 g miell
  • 4 lugë gjelle kakao e hidhur
  • 50 g çokollatë e zezë
  • 10 g fryrës ëmbëlsirash

Për dekorimin

  • 100 ml qumësht
  • 3 lugë kakao e hidhur
  • 3 lugë sheqer
  • 35-50 g çokollatë e zezë
  • Miell arrë kokosi

Përgatitja

  1. Në një tas, do të përziejmë të gjithë përbërësit e listuar në pjesën e parë. Pra do të shtojmë rikotën, miellin a kokosit, sheqerin, niseshten dhe të verdhat e vezëve, do i përziejmë mirë dhe do e vendosim masën e krijuar të qëndrojë për 30 minuta në ngrirje.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes
  2. Pasi kalon koha, do të ndezim furën të nxehet në 180 gradë dhe do përgatisim një tavë për pjekje me diametër 20-22 cm, duke e lyer me vaj dhe pudrosur me miell. Mund të përdorni edhe tavë më të madhe por torta do dali më e hollë.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes
  3. Me masën e përgatitur do të përgatisim toptha të vegjël si arrë, do do i vendosim në tavë.
  4. Në një tas do të përziejmë të gjithë përbërësit e thatë që listuam për pjesën e dytë.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking RecipesEasy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes
  5. Në një tjetër tas do të rrasim vezët dhe më pas do I përziejmë me përbërësit e thatë deri sat ë krijohet një masë homogjene. Nëse del shumë e thatë mund të shtoni 1-2 lugë qumësht. Këtë masë e hedhim në tave sipër topthave që përgatitën me rikotën dhe miellin e kokosit.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes
  6. E vendosim të piqet në 180 gradë për 40 minuta. Pasi piqet e lëmë të ftohet pak dhe me pas e kalojmë në një pjatë servirje. Mund ta konsumoni edhe kështu, ose dhe to bëni një dekorim të thjeshtë.
  7. Në një tenxhere të vogël që nuk ngjit do të hedhim qumështin, çokollatën e shkrirë në banjo mari, sheqerin dhe kakaon e situr. Do i përziejmë sa të fillojë të ziejë duke krijuar flluska të mëdha në sipërfaqe. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes
    Më pas e hedhim sipër kekut duke e niveluar me ndihmën e një spatula ose thike. Pjatën e kekut e vendosim sipër një zgare teli dhe poshtë saj një pjatë që të mbledhi kremin e çokollatës së përgatitur. E dekorojmë kekun edhe me miell kokosi dhe e lëmë të ftohet edhe pak përpara se ta kosumojmë.Easy Coconut And Chocolate Cake- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga faqja jonë.
Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

 

 

Leave a Comment