Easy Cherry Compote-Komposto Qershie

Jemi në fillim të stinës së Verës dhe në këtë periudhë qershia është një prej frutave të freskët dhe plot shije. Sot dua të ndaj recetën e Komposto Qershie të Konservuar, në mënyrë që këtë frut ta shijojmë edhe në stinët e ftohta.

Çfarë duhet të dimë për këtë komposto?

Komposto e qershisë përgatitet lehtë dhe shpejt. Pjesën më të madhe të kohës e kërkon sterilizimi dhe mbyllja e kavanozave, para dhe pas mbushjes pasi pjesa tjetër e proçesit zgjat vetëm pak minuta.

Për komposton e qershisë duhet të zgjedhim fruta të freskët, të pjekur mirë dhe me ngjyrë të plotë, po njëkohësisht kokrra të jetë e fortë dhe e padëmtuar.

Bërthamat mund ti hiqni ose jo, por që kokrra të ruajë formën unë preferova që të mos e heq bërthamën.

Gjithashtu, sasia e sheqerit mund të jetë nga një lugë gjelle për kavanoz në rastin kur do e përdorim për persona që nuk duan të konsumojnë lëngje me sheqer të shkuar deri në 3-4 lugë për kavanoz nëse doni një komposto të ëmbël.

Kavanozët i  mbushim plot nëse duam të konservojmë sa më shumë qershi, por nëse preferoni të keni edhe shumë lëng komposto do zgjidhni ti mbushni gjysëm. Në këtë rast do përdor pak më tepër ujë.

Ju mund të lexoni recetën edhe për komposto Pjeshke dhe Komposto Kumbulle.

Përbërësit

  • 2 kg qershi
  • 300 g sheqer
  • 1,2-1,5 l ujë
  • Kanellë, karafil, vanilje ( fakultative)

Përgatitja

  1. Si fillim do sterilizojmë kavanozët dhe kapakët me zierje ose në furrë në temperaturë 220 gradë. Duhen 15-20 minuta të sterilizohen.
  2. Do të lajmë qershitë mirë me kujdes, i pastrojmë nga bishtat dhe i lëmë të kullojnë ujin. Mund ti fshijmë edhe me një pecetë të pastër.Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes
  3. Në një tenxhere, shtojmë sheqerin dhe ujin. E trazojmë sa të tretet sheqeri dhe e lëmë sherbetin të ziejë edhe 5 minuta.Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes
  4. E heqim sherbetin nga zjarri të ftohet pak. Ndërkohë mbushim kavanozat me qershi. Unë i  mbusha 2 gisht poshtë grykës.Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë sherbetin e ngrohtë ose të vakët, po jo të ftohtë fare.Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes
  6. Mbyllim mirë kavanozët dhe do i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë për 20 minuta në mënyrë që të mbyllen mirë. Përpara se to vendosim për ti zierë, testojini kavanozët kokëposhtë nëse rrjedhin apo janë mbyllur si duhet  Nëse do i zieni kavanozët të vendosur kokëposhtë në tenxhere,  do i lëmë të ftohet kokëposhtë pasi i heqim nga zjarri. Nëse do i zieni në këmbë dhe të mbuluar me ujë, do i lëmë të ftohet brenda ujë. Duhet kapakët të mos jepen kur i shtypim me gisht pasi janë ftohur.
  7. I ruajmë kavanozat në një vend të thatë, të freskët, dhe larg dritës. Do i hapim pas disa muajsh për konsum.Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Easy Cherry Compote-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment