Easy Breakfast Cake-Keku i Mëngjesit

Kjo është receta më e shpejtë e përgatitjes së një keku në shtëpi. E kam emërtuar Keku i Mëngjesit pasi është një zgjidhje shumë e shijshme për mëngjës për fëmijët dhe gjithë familjen. Keku përgatitet për vetëm 1-2 minuta dhe ndërkohë që ne kryejmë rutinën tonë të mëngjesit, e përgatitemi të nisim ditën tonë, keku është pjekur në furrë.
Mund ta servirim për mengjes, apo tua japim fëmijëvë me vete në shkollë, apo edhe ta marrim me vete ta konsumojmë në punë. Baza është shumë e thjeshtë, me pak përbërës që na ndodhen përherë në kuzhinë, dhe për shije të përsonalizuara mund të zgjidhim të shtojmë fruta të thata, reçel të ndryshëm, çokollatë, etj.

Ju mund të provoni edhe Kekun Me Portokall.

Përbërësit për një tavë 18-20 cmEasy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes

  • 2 vezë
  • 80 g sheqer
  • 70 ml vaj misri
  • 100 ml qumësht
  • 160 g miell 00
  • ½ pako fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1-2 lugë bajame të qëruara në feta
  • 2-3 lugë gjelle plot reçel luleshtrydhe
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Në një tas qelqi do të shtojmë vezët dhe me një tel vezësh do i rrahim bashkë me sheqerin, për pak. Easy Breakfast Cake-Family Cooking RecipesEasy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen, shtojmë qumështin dhe vazhdojmë të përziejmë ku do na krijohet një masë homogjene dhe sheqeri është tretur.Easy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes
  2. Do të shtojmë miellin e situr dhe vazhdojmë përziejmë lehtë. Shtojmë edhe vaniljen dhe fryrësin dhe të gjithë masën e krijuar do e hedhim në një formë keku të lyer më parë me gjalp dhe pudrosur me miell.Easy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë reçelin me lugë të vogël duke e hedhur me kujdes në disa vende sipër kekut. Shtojmë edhe bajamet dhe e vendosim ta pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 30 minuta.Easy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes
  4. E nxjerrim kekut nga forma, e vendosim në një pjatë servirje dhe i shtojmë edhe sheqer pluhur në sipërfaqe.Easy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes
  5. E lëmë të ftohet pak, e presim dhe e servirim në copa.Easy Breakfast Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja apo të ndani këtë recetë me miqtë tuaj. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

 

Leave a Comment