Mëllenja Me Qull është një recetë e traditës shqiptare. Kjo është një recetë tradicionale që gatuhet me pulë të freskët fshati. Ne e personalizuam duke përdorur një lloj tjetër shpendi. Edhe ju mund të përdorni llojin e mishit që dëshironi. Mëllenjat mund ti gjeni në supermarket.
Receta gatuhet thjesht, fillimisht ne tigan dhe përfundon në furrë. Pjesa më e vështirë në këtë recetë është kaurdisja e miellit, i cili duhet të marrë ngjyrë të bukur, të mos digjet dhe më pas të krijojmë një qull kremoz dhe jo të kokërrizuar.
Ju mund të provoni edhe Quick Chicken Recipe-Pulë e Shpejtë me Perime në Tigan.
Përbërësit
- 4 mëllenja
- 4 lugë miell
- Gjalp 2-3 lugë
- 1 lugë salcë domate
- Pak spec të kuq
- Vaj ulliri
- Kripë e piper
- Lëng limoni
- Hudhra
Përgatitja
- Nisim nga puna duke pastruar mëllenjat nga puplat që mund të kenë.
- I thajmë mirë dhe i vendosim të skuqen, pa i prerë, në një tigan të thellë ku kemi shtuar 1 lugë gjalp dhe vaj ulliri. Shtojmë kripë e piper.
- I lëmë të marrin një ngjyrë të lehtë nga të gjitha anët dhe i mbulojmë me ujë.
- Do i lëmë të ziejnë për 20 minuta të mbuluara.
- Ndërkohë, në një tenxhere do të shtojmë 1 lugë gjalp dhe disa lugë vaj ulliri. Do të kavërdisim miellin sa të marri ngjyrë lajthi. Unë përdora miell semolina, por mund të perdorni edhe miell 00 ose të kombinuar me miell misri.
- Shtojmë 500 ml ujë të ftohtë dhe pak kripë dhe e përziejmë me tel në mënyrë që të mos na bëhet kokërr.
- Presim sa të trashet dhe do të shtojmë edhe lëngun e mishit. Gjithsej rreth 1.2 l lëng. Duhet të na dali një masë kremoze dhe jo e trashë.
- Shtojmë salcën, kripë nqs se duhet, piper të zi, spec të kuq dhe disa thelpinj hudhra të shtypura. Shtojmë edhe lëngun e gjysëm limoni.
- Qullin e hedhim në tavë qeramike dhe sipër i vendosim mëllenjat. I hedhim dhe pak gjalp sipër nqs dëshironi.
- E fusim tavën në furrë për 20-25 minuta në 220 gradë. Furrën e kemi nxehur më parë. E servirim menjëherë sa e nxjerrim nga furra. Mund të shtoni lëng limoni sipas dëshirës.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”