Easy Blackberry Cake Recipe-Kek Me Manaferra

Ky Kek me Manaferra është një ëmbëlsirë shumë e shijshme e stinës së verës, kur dhe manaferrat mund ti gjejmë të freskëta. Është një kek i lehtë, pa gjalp, që mund ta konsumojmë për mëngjes, shoqërues shumë i mirë për kafen ose çajin, ose shumë i përshtatshëm edhe si ëmbëlsirë pas një vakti dreke apo darke.

Për të përgatitur një kek në shtëpi nuk është fare e vështirë. Ne përdorim gjithmonë ëmbëlsira të gatuara në shtëpi për mëngjeset dhe pasditet tona , si dhe për festa dhe dreka familiare. Të përdoresh fruta në to i bën ëmbëlsirat më të shëndetshme, më të bukura për syrin dhe shumë të shijshme. Sipas stinës le të shijojmë edhe frutat duke i gatuar në receta të ndryshme. Le të shijojmë edhe manaferrat në këtë recetë , e cila është shumë e thjeshtë për tu përgatitur.

PërbërësitEasy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2 vezë
  • 150 g sheqer
  • 100 ml vaj misri
  • 250 g miell
  • 250 ml kos natyral
  • 1 pako fryrës ëmbëlsirash
  • Lëkurë limoni e grirë
  • 250 g manaferra
  • Sheqer pluhur 1 lugë gjelle

Pergatitja

  1. Përgatisim gjithë përbërësit në tavolinën e punës, sipas masave respektive dhe fillojmë me përgatitjen.
  2. Nxehim furrën në 180 gradë.
  3. Në një tas të thellë qelqi, me ndihmën e një rrahësi elektrik, rrahim vezët me sheqerin sa të bëhet shkumë dhe dyfishohet volumi.
  4. Shtojmë vajin duke e hedhur pak nga pak dhe duke e përzierë në të njëjtën kohë.
  5. Shtojmë kosin dhe lëkurën e limonit të grirë në renden dhe vazhdojmë të përziejmë.
  6. Pasi të jenë përzierë mirë shtojmë miellin e situr dhe fryrësin.Easy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E përziejmë mirë gjithë masën, që mos të ngelen kokrra mielli të patretura dhe në fund shtojmë manaferrat e lara dhe të kulluara nga uji dhe përziejmë me kujdes. Do të ruajmë një pjesë të manaferrave për ti vendosur sipër tortës.
  8. Marrim një tavë keku me diametër 24 cm, e lyejmë me pak gjalp ose vaj dhe e pudrosim me miell.Easy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E hedhim brumin e përgatitur në tavën e kekut, e nivelojmë me ndihmën e një spatule ose piruni. Easy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking RecipesI vendosim sipër manaferrrat e lëna mënjanë dhe e pjekim kekun në furrë të nxehur 180 gradë për 40-45 minuta. Kjo varet nga furra juaj. Bëni provën me kunj dhëmbësh.Easy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  10. Pasi ta nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak dhe e heqim nga tava. E spërkasim me sheqer pluhur kur të ftohet. Mund ta shërbeni për një dreke familiare ashtu si është ose dhe shoqëruar me akullore me vanilje.Easy Blackberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Lutem lini komentet, pyetjet tuaja, apo ndjehuni të lirë ta ndani recetën.

Irinda

Leave a Comment