Easy Beef And Mushroom Recipe-Tavë Me Kërpudha Dhe Beshamel

Tavë Me Kërpudha, Mish Viçi Dhe Beshamel ështe një recetë shumë e shijshme për këto ditë të ftohta.
Kjo pjatë karakterizohet si antipastë e ngrohtë ose pjatë shoqëruese. Ne e kemi gatuar me mish viçi tul, por ju fare mirë mund të përdorni edhe mish pule në vend të mishit të viçit nqs dëshironi.

Kërpudhat janë një nga përbërësit që kombinojnë më së miri në antipasta, pjata të para, pjata të dyta, etj. Kështu kemi sjellë vazhdimisht për ju receta shumë të shijshme, ku do të përmend Rizoto me Kërpudha, Tagliatelle me Kërpudha, supë me kërpudha, Sallatë me kërpudha, kërpudha të mbushura, pizza me kërpudha, etj.

Receta e sotme është e thjeshtë, përgatitet shpejt pjesërisht me tigan dhe përfundon në furrë.

Ju mund të provoni edhe Kërpudha Të Mbushura Me Vezë Shkurtëze.

Përbërësit

  • Mish viçi 200 gram
  • Kërpudha champignon 500 g
  • Qepë 1/2
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Trumëz
  • 2-3 lugë gjelle djath kackavall i grirë

Beshameli

  • 250 ml qumësht
  • 1 lugë miell
  • 25 g gjalp
  • Kripë

Përgatitja

  1. Në një tigan do të shtojmë qepën e grirë hollë, vaj ulliri dhe do e kavërdisim sa të zbutet pak.
  2. Do të shtojmë mishin e prerë në copa të vogla dhe e gatuajmë bashkë me qepën. Shtojmë kripë e piper të zi.Easy Beef And Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë që përziejmë mishin dhe qepën sa të marri ngjyrën karaktetistike të mishit të gatuar, pastrojmë kërpudhat, i presim në feta të trasha dhe i shtojmë në tigan.Easy Beef And Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  4. I përziejmë të gjitha dhe i gatuajmë për 5 minuta. Kërpudhat do të zbuten dhe do të gatuhen shpejt. Shtojmë trumëz të freskët ose të tharë.Easy Beef And Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë kemi përgatitur edhe salcën Beshamel. Lexo recetën e plotë.
  6. Këtë përzierje e hedhim në 1 tavë të vogël qeramike. Siper i shtojmë beshamelin dhe djathin e grirë.Easy Beef And Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 15 -20 minuta.Easy Beef And Mushroom Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Këtë tavë e servirim të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment