Patatja e ëmbël është një nga perimet që gatuhet gjerësisht gjatë gjithë vitit në receta të ndryshme për gjithë familjen përfshirë edhe supat e fëmijëve të vegjël. Sot duam të ndajmë me ju një recetë të Supës Kremoze Me Patate Të Ëmbël, të cilën mund ta gatuani dhe servirni si një pjatë të parë për darkë apo drekën tuaj. Mund ta merrni edhe me vete ne punë. Receta është e thjeshtë për tu përgatitur dhe kombinimi me xhinxherin dhe limonin e bëjnë të veçantë dhe shumë të shijshme, edhe për ata që janë skeptik ndaj shijeve të ëmbëla.
Rreth Patates Së ëmbël
Patatja e ëmbël është një perime e familjes Dicots, një rrënjë e pasur në niseshte dhe me shije të ëmbël. Përveç rrënjës që konsumohet dhe gatuhet gjerësisht, edhe një pjesë e gjetheve të reja mund të konsumohet si një jeshillëk. Patatja e ëmbël është me origjinë nga Amerika Jugore dhe Qëndrore, që daton 5 mijë vjet më parë dhe prej andej ka vijuar të shpërndahet dhe kultivohet në gjithë botën. Ajo është një bimë që kërkon diell dhe temperaturë të ngrohta për tu kultivuar dhe nuk e pranon të ftohtin. Përsa i përket vlerave ushqyese përveç niseshtes, patatja e ëmbël është e pasur në karbohidrate komplekse, fibra ushqimore, dhe Beta karotene. Gjithashtu përmban Vitamin B5, B6, dhe Manganez. Kur patatja e ëmbël gatuhet, kemi një rritje të vlerave të vitamins C në 24% të vlerave ditore për çdo 100 gram patate të ëmbël të pjekur.
Ju mund të provoni edhe receta të ngjashme si më poshtë:
Përbërësit
- 500 g patate të ëmbël
- 3 thelb hudhër
- 1 qepë
- 2 lugë xhinxher i grirë i freskët
- 1 limon ose laim
- Majdanoz i freskët
- kripë e piper,
- pak spec djegës
- Vaj ulliri
- 100 ml pana e freskët
Përgatitja
- Grijmë qepën hollë dhe e gatuajmë në një tenxhere me vaj ulliri. Pasi qepa zbutet pak, shtojmë hudhrën e grirë dhe xhinxherin e grirë.
- I përziejmë dhe shtojmë pataten e pastruar nga lëkura dhe të prerë në copa. Shtojmë pak kripë e piper dhe pak spec djegës të thatë të bluar.
- Do i kavërdisim të gjitha bashkë për 3-4 minuta dhe i shtojmë ujë të ngrohtë ose lëng perimesh.
- E lëmë të zjejë për 10-15 minuta dhe e kalojmë me mikser sa të bëhet krem.
- I shtojmë panën në fund dhe shtojmë lëng lime ose lëng limoni dhe pak lëkurë të grirë nga limoni jeshil.
- E servirim supën të ngrohtë me majdanoz të freskët sipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Faleminderit për mbështetjen duke ndarë recetat apo komentuar dhe ndarë mendimin tuaj me ne si në këtë faqe ashtu edhe në rrjetet sociale. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.