Creamy Fennel Soup-Supe Krem Me Finok Dhe Misër

Supa Krem Me Finok Dhe Misër është një supë shumë e shijshme, e lehtë për tu përgatitur dhe në të shijuar. Kjo recetë mund të konsumohet si pjatë e parë në një vakt dreke apo darke. Finoku njihet për vetitë e tij që ndihmojnë aparatin tretës, ndaj dhe konsumimii i tij ne receta të ndryshme, është shumë i nevojshem dhe na ndihmon që të pastrojmë organizmin tonë dhe të përmirësojmë tretjen pas festave të fundvitit ku dhe kemi konsumuar vakte dhe ushqime shumë kalorike.

Rreth FinokutCreamy Fennel Soup-Family Cooking Recipes

Finoku bën pjesë ne familjen e karrotave dhe është një bimë autoktone e brigjeve të detit Mesdhe, e cila pëlqehet dhe kultivohet në shumicën e vendeve të botës. Finoku ka një shije me delikate kur gatuhet dhe vjen krokant kur është i pagatuar, krokantecë e cila zbutet në gatim. Mënyrat e gatimit të finokut janë të shumta, i zier, i marinuar në sallata, supra, në avull, apo dhe i pjekur. Si pjesëtar i familjes së karrotave, finoku ështe gjithashtu i pasur në Vitamin A, Potasium, dhe fibra ushqimore. Provoni ta gatuani finokun në familjen tuaj, duke përfshirë edhe këtë recetë në menunë tuaj javore.

Ju mund të provoni edhe

Përbërësit

  • 1 finok
  • 1 patate
  • 1 kungull
  • 1/2 presh
  • 1 kuti misër i gatuar
  • Kripë dhe piper
  • Majdanoz i freskët
  • vaj ulliri
  • limon
  • 2-3 lugë djath Parmigiano i grirë
  • 200 ml pana ose qumësht (fakultative)

Përgatitja

Si ta përdorim Finokun në supë

  • Në fillim lajmë perimet dhe do i presim në copa mesatare. Finokun e pastrojmë me kujdes duke e larë mirë nga dherat duke qenë se është një rrënjë dhe rritet nën tokë. Kështu, ja heqim shtresat e sipërme dhe i lajmë në ujë të rrjedhshëm sepse kanë mberurina dheu mes tyre. Pjesa e jashtme e finokut është disi më e fortë se shtresat në brendësi, kështu që edhe mund ta evitoni ti shtoni në supë, ose do i ziejmë mirë dhe do e kalojmë masën në sitë pasi ta kemi bluar më parë në një grirëse kuzhine.

Si ta përgatisim supën me finokCreamy Fennel Soup-Family Cooking Recipes

  1. Në një tenxhere hedhin disa lugë vaj ulliri dhe shtojmë preshim e prerë hollë. E kavërdisim disa minuta dhe shtojmë finokun e prerë në copa.
  2. Vazhdojmë kavërdisjen duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit. Hedhim kungullin dhe pataten e prerë. I përziejmë mirë për disa minuta dhe shtojmë edhe misrin nga kutia, të cilin e shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm më parë. Ai është një misër i paragatuar kështu që nuk do të kërkojë shumë kohë për gatim.Creamy Fennel Soup-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë pak kripë dhe e mbulojmë me ujë, ose lëng pule ose perimesh. Duke qenë se këtë fillim viti pas festive duam të konsumojmë vakte sa më të lëhta, mund të shtoni edhe thjesht ujë.Creamy Fennel Soup-Family Cooking Recipes
  4. Do e lëmë supën të zjejë për 30 minuta duhet që misri të zbutet mirë. E kalojmë të gjithën në një grirëse ose blender.
  5. Do e kalojmë masën e fruluar në sitë apo kullesë të imët në mënyrë që të eleminojmë fijet që mund të mbeten nga lëkurat e misrit apo pjesa e fortë e finokut.
  6. E vendosim masën e përftuar pas kullimit në sitë përsëri në tenxhere, e rregullojmë supën me kripë, piper të zi të bluar në moment, majdanoz të freskët dhe limon. Unë nuk përdora pana, për të realizuar një supë sa më pak kalorike, por nëse ju doni mund të shtoni pana acide kuzhine në fund siç proçedojmë me shumicën e supave kremoze me perime.
  7. E servirim të ngrohtë me vaj ulliri dhe djath Parmigiano të grirë sipër.

Ju bëftë mirë!Creamy Fennel Soup-Family Cooking Recipes

Konkluzione

Shënim: Këtë supë ju mund ta servirni edhe në copa, jo krem. Thjesht pritini perimet në kubikë më të vegjël dhe me uniformë që të duket bukur për syrin në servirje, si veprojmë për minëstonen. E gatuajmë në kohën e duhur dhe e shijojmë si më lart me erëzat e preferuara.

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona si dhe mbështesni këtë faqe duke komentuar apo ndarë recetat me miqtë tuaj në rrjetet sociale. Jeni të mirëpritur të ndani mendimin tuaj me ne. Ne e vlerësojmë atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment