Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Karbonara Me Proshutë

Pastat janë një pjatë e parë e shpëjtë dhe ne mund ti përgatisim me çfarëdo përbërësi që na ndodhet në kuzhinën tonë. Ka me qindra receta shumë të shijshme që përgatiten me pak përbërës për një pjatë të shijshme dreke apo darke. E tillë është edhe receta e sotme, Karbonara Me Proshutë, super e shijshme, e thjeshtë për tu përgatitur në pak minuta.
Kjo është një pjatë tradicionale e kuzhinës italiane, sekreti i të cilës qëndron në zbatimin saktë të procedurës së gatimit dhe përdorimit të përbërësve të duhur. Salca e kësaj recete është një kombinim i yndyrës që përftojmë nga kaurdisja e proshutës së derrit ose nga pjesa e faqes së derrit, djathit Pecorino dhe vezëve. Nëse për arsye shëndetësore apo edhe shijeje nuk mund ta konsumoni djathin Pecorino mund ta zëvendësoni me djath Parmigiano, ose edhe ta përzieni sasinë e përdorur të djathit ½ Pecorino dhe ½ Parmigiano.
Është një pjatë që shijohet e ngohtë, kremoze dhe plot aromë, ku për një ditë të freskët dhe të ftohtë vjeshte apo dimri është perfekte.

Përbërësit për 4 Persona

  • 400 g makarona spagheti
  • 150 g proshutë derri e tymosur Negroni e prerë në kube ose pjesë nga faqja e derrit
  • 100 g Pecorino i grirë ose djath Parmigano i grirë
  • 2 të verdha veze
  • 1 vezë e plotë
  • Piper
  • kripë

Përgatitja

  1. Mbushim një tenxhere me ujë për gatimin e makaronave dhe e vendosim të vlojë.
  2. Në një tigan që nuk ngjit, do të hedhim proshutën e derrit, pa shtuar asnjë lloj yndyre tjetër dhe do e kaurdisim në nxehtësi mesatare, që proshuta të thekriset por të mos digjet dhe të lëshojë yndyrën e saj në tigan.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë përgatisim kremin e vezëve the djathit. Në një tas do të shtojmë djathin e grirë, të verdhat e vezëve dhe vezën e plotë dhe do i përziejmë mirë të bëhen krem. Do i shtojmë edhe pipër të grirë të freskët.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë uji ka vluar, shtojmë kripën në ujë dhe hedhim makaronat të ziejnë. Nuk do i lëmë të ziejnë për kohën e plotë. Makaronat që përdora unë kërkonin 11 minuta kohë gatimi, unë i zjeva në tenxhere për 7-8 minuta.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë proshuta është gati dhe e heqim nga tigani, duke lënë aty yndyrën që ka lëshuar proshuta. Në tiganin e salcës, do të shtojmë 2-3 garuzhde nga lëngu ku po ziejmë makaronat dhe e vëmë të ziejë të formojë një krem.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes
  6. Sapo makaronat kanë zier për kohën që theksuam më lart do i shtojmë direkt në tigan dhe do i lëmë të përfundojnë zierjen edhe për 2-3 minuta. Nëse ka nevojë do të shtojmë edhe pak ujë nga zierja e makaronave. Kur makaronat janë gati dhe tigani duhet të ketë ende pak lëng, e heqim nga zjarri, e trazojmë për rreth 30 sekonda të ftohet që të arrijë një temperaturë të vakët që mos na pritet veza.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Do të shtojmë kremin e vezëve dhe djathit gjithmonë me zjarr fikur, dhe pasi ta kemi përzierë mirë dhe të jetë bërë njësh më makaronat do ta vendosim tiganin sërish në zjarr që të gatuhet veza për rreth 30 sekonda të tjera. Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking RecipesSapo shikojmë që fillon e krijohet një krem, shtojmë gjysmën e sasisë së prodhutës dhe pjesën tjetër do e shtojmë në pjatat personale kur ta shërbejmë.
    E shërbejmë direkt makaronën. Mund ta shoqëroni me një gotë nga vera juaj e preferuar.Creamy Bacon Carbonara Pasta Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe që vazhdoni suportoni blogun tonë duke ndarë dhe komentuar recetat tona.

“Si krijues të këtij website, ne rekomandojmë produktet dhe shërbimet sa më cilësore dhe me ofertë sa më të mirë për Ju. Kur Ju përdorni një lidhje të klikueshme në këtë artikull për të bërë një blerje, ne mund të përfitojmë një komision të vogël dhe ju mund të dilni i fituar duke blerë produktin që ju nevojitej. Ju sigurojmë se ju nuk do të paguani asnjë qindarkë më tepër për blerjen tuaj, dhe Ju falenderojmë që mbështesni këtë website të vazhdojë të ndajë informacion të vlefshëm për Ju. 


Leave a Comment