Cornmeal Cookies Recipe-Biskota Me Miell Misri

Këto Biskota Me Miell Misri dalin super të shijshme. Nëse peferoni të përgatisni diçka të shpejtë për të shoqëruar kafen apo çajin tuaj në mëngjes apo gjatë ditës, ju sugjeroj ti provoni. Receta gatuhet shpejt dhe me përbërës që i kemi gjthmonë në kuzhinë.

Biskotat dalin të buta nga brenda dhe mielli i misrit i kombinuar me miellin e grurit bën që të kenë një shije delikate, të shkrifët, dhe të lehta në të ngrënë.

Ju mund të provoni edhe Ballokumet nëse ju pëlqejnë gatimet me miell misri. Krahasuar me to, këto biskota janë një variant më i shpejtë dhe më i lehtë.

Unë po ju jam përbërësit për rreth 300 g miell në total, që janë dy tava pjekje me biskota, ju nëse doni më tepër dyfishoni përbërësit.

Gjithashtu, për formën unë kam përdorur qese pastiçerie.
Ju fare lehtë mund të përdorni dy lugë për ti dhënë formë brumit, duke qenë se del i butë, ose fare thjesht lyeni duart me vaj që të mos ngjis dhe jepini formë si dëshironi me duar.

PërbërësitCornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

  • 150 g miell misri
  • 175 g miell 00
  • 100 g gjalp temperaturë ambienti
  • 50 g sheqer pluhur
  • 50 g sheqer kokërr i bardhë
  • 2 të verdha vezësh
  • Lëkurë limoni dhe aromë vanilje
  • 5 g fryrës për ëmbëlsirat
  • 80 ml qumësht

Përgatitja

  1. Në një tas të thellë qelqi, do të shtojmë fillimisht gjalpin temperaturë ambienti, lëkurën e limonit, aromën e vaniljes dhe sheqerin. Nëse preferoni vetëm njërën nga aromat mund të zgjidhni mes tyre.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do i përziejmë mirë më një rrahës elektrik për pak minuta sa të na rezultojë një masë kremoze.
  3. Vijojmë përzirjen duke shtuar të verdhat e vezëve një nga një, ku pasi përthithet e para shtojmë të dytën.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në masën kremoze të krijuar, do të shtojmë miellin e përzirë me fryrësin, të situr. E shtojmë gradualisht sa të na përzihet i gjithë mielli.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në fund shtojmë qumështin, i cili do të na ndihmojë të kemi një brumë të butë dhe kremoz.
  6. Brumin e hedhim në një qese pastiçerie me një formë të dhëmbëzuar të madhe dhe i japim formë në një tavë pjekje të veshur me letër pjekje.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Biskotat do i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 15 minuta.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I nxjerrim nga fura, i lëmë të ftohen dhe i kalojmë në një pjatë për servirje, apo edhe në një kuti biskotash.Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Cornmeal Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment