Cocoa Cookies Recipe-Biskota Me Kakao

Kjo recetë e Biskotave me Kakao është shumë e shpejtë, pa vezë dhe shumë e shijshme. Janë një zevendësues shumë i mirë i biskotave me çokollatë, po aq të shijshme dhe perfekte për mëngjes, të shoqërohen me kafe, çaj, apo lëngje të tjera analkolike që ju preferoni.
Këto janë një zgjidhje e shpejtë kur nuk keni çfarë të konsumoni për mëngjes apo gjatë pasditeve tuaja. Gatuhen me një brumë të shpejtë me bazë gjalpi që i bën të buta dhe i shton shijen.

Përbërësit

  • 240 g miell 00
  • 140 g sheqer
  • 80 g kakao e hidhur
  • 1 tsp fryrës ëmbëlsirash
  • Lëkurë limoni ose vanilje
  • 100 g gjalp pa kripë
  • 100 ml qumësht
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Në një tas të thellë, përziejmë të gjithë përbërësit e thatë, miellin dhe kakaon e situr, fryrësin e ëmbëlsirave, sheqerin, lëkurë limoni.
  2. Shtojmë gjalpin nga frigoriferi në copa dhe fillojmë të zëmë brumin duke shtuar dhe qumështin pak nga pak. Do të zihet një brumë i butë dhe jo ngjitës.
  3. Ndezim furrën në 180 gradë.Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
  4. Përgatisim një tavë për pjekje me letër furre.
  5. Hapim direkt brumin në një petë me trashësi 1 cm, ndihmuar dhe me pak miell, e presim brumin me format e biskotave që dëshirojmë dhe i vendosim në tavë.Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
  6. Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking RecipesI pjekim në furrën e nxehur më parë për rreth 9 minuta në furrë statike, apo më pak në furrë me ventilim.Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
  7. I nxjerrim nga furra dhe i pudrosim me sheqer pluhur.Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
Ju bëftë mirë!Cocoa Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
Faleminderit për komentet dhe pyetjet tuaja.

Leave a Comment