Cinnamon Cookies Recipe-Biskota Me Kanellë

Biskota Me Kanellë janë shumë të shijshme për të shoqëruar çajin në mëngjeset apo pasditet tuaja në këto ditë të ftohta, me borë apo shi të stinës së dimrit që sapo ka ardhur.

Këto biskota janë të shijshme për tu shijuar jo vetëm në përditsgmëri por edhe për festa. Aroma e Kanellës është krijon shumë ngrohtësi dhe atmosferë në këtë prag festash ndaj ju ftoj ta provoni këtë recetë.

Ju mund të provoni edhe Biskota me Mjalt.

 

PërbërësitCinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

  • 250 g miell
  • 120 g gjalp
  • 100 g sheqer
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 20 g mjalt
  • Pak kripë
  • 1/2 lugë çaji fryrës

Përgatitja

  1. Do të nisim punën si fillim duke zënë brumin. Në një tas të madh ose në një robot kuzhine do të përziejmë mellin me gjalpin e copëtuar të ftohte nga frigoriferi.
  2. Aty do të shtojmë edhe pakëz kripë dhe fryrësin. Do të krijohet nje lloj kokërrizimi.
  3. Shtojmë sheqerin, mjaltin dhe kanellën dhe i përziejmë që të shpërndahen uniformë. Në një robot kuzhine (brumatriçe) ky proçes është shumë i lehtë.
  4. Në fund do të shtojmë vezën dhe shpejt e shpejte formojmë brumin, të cilin e fusim në një qese plastike dhe e fusim në frigorifer të pushojë për 1 orë.Cinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E nxjerrim brumin dhe me ndihmën e miellit dhe të një rruli do të hapim një petë 5 mm. E presim brumin në në format që duam dhe i vendosim biskotat në një tavë pjekje të veshur me letër furre.Cinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I pjekim biskotat në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 15 minuta.Cinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do i heqim biskotat nga tava dhe i lëmë të ftohen. Cinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes Biskotat i ruajmë në një enë të mbyllur. Përgatitini këto ditë festash me fëmijët tuaj. Aroma e kanellës të ngron shpirtin.Cinnamon Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment