Chocolate Yogurt Cake-Kek Me Kos Dhe Copëza Ҫokollate

Kjo recetë e Kekut Me Kos Dhe Copëza Ҫokollate është shume e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Në pak minuta ju përgatisni një recetë të shijshme dhe një mëngjes të shëndetshëm për familjen tuaj. Kur jemi me nxitim për punë, shkollë, apo duam të shoqërojmë kafen apo çajin tonë të mëngjesit, mjafton një apo dy copa nga ky kek dhe jemi të kompletuar për vaktin. Nuk kemi pse të konsumojmë më tepër seç duhet, por njëkohësisht të marrim të gjitha kaloritë dhe energjitë e nevojshme ushqimore për të filluar ditën si duhet.

Ju mund të lexoni edhe receta të tjera të ngjashme duke vizituar kategorinë e ëmbëlsirave në Blogun tonë

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 180 g sheqer
  • 150 ml vaj
  • 250 ml kos
  • 300 g miell
  • 100 g çokollatë e zezë në copëza
  • 1/2 pako fryrës për ëmbëlsira
  • Pak kripë
  • Lëkure limoni të grirë
  • Pak vanilje ose 1 pako sheqer të vanilizuar
  • 1 lugë sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Me ndihmën e një rrahësi elektrik rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen shkumë.
  2. Do të shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen.
  3. Shtojmë kosin dhe lëkuren e grirë të një limoni biologjik.Chocolate Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë miellin e situr dhe fryrësin. E përziejmë me kujdes dhe shtojmë edhe çokollatën.Chocolate Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  5. E hedhim brumin në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 175 gradë për 35 minuta. Përpara se ta heqim nga furra kekun duhet të bëjmë provën e kunjë së dhëmbëve për të parë nëse është pjekur keku.Chocolate Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  6. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. E vendosim në një pjatë dhe e spërkasim me sheqer pluhur sipër.Chocolate Yogurt Cake-Family Cooking Recipes
  7. E shërbejmë sipas dëshirës për mëngjes, pasdite, me kafe, çaj, qumësht, apo lëng frutash të freskët.Chocolate Yogurt Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke shijuar dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaj mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment