Chicken With Mushrooms And Cream-Fileto Pule Me Kërpudha Dhe Pana

Fileto Pule Me Kërpudha Dhe Pana është një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e shpejtë për tu shijuar nga gjithë familja. Pula është një nga mishrat me shumë vlera ushqyese dhe kjo është një nga recetat që mund ta përgatisim për një vakt dreke apo darke në pak minuta për të kënaqur fëmijët dhe familjarët tanë. Mund të shoqërohet me një sallatë të stinës, por fëmijëve mund tu përgatisim veçmas edhe pak makarona, pilaf, bollgur, etj, dhe t’ja servirim bashke me mishin e pulës dhe salcën që shoqëron këtë pjatë. Në këtë mënyrë do të kenë një vakt të plotë me proteina dhe karbohidrate.
Kjo është gjithashtu një antipastë shumë e shijshme për festa dhe dreka familjare. Shijon dhe kompleton më së miri menunë tuaj për këto festa. Është një antipastë e shpejtë dhe do të nderoheni para miqve tuaj nëse duhet të përgatisni në kohë të shkurtër një tryezë për të pirë një gotë së bashku.

Kjo pjatë realizohet me gjoksin e pulës, kërpudha dhe pana, të cilat kombinojnë më së miri së bashku, për një shije delikate dhe shumë të shijshme. Hudhra e bën shijen edhe më të veçantë. Zbuloni gjithë hapat dhe përbërësit më poshtë.

Përbërësit

  • 400 g fileto pule
  • 4 kërpudha chanpinjon
  • 200 ml pana kuzhine
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz i freskët,
  • 4 thelpinj hudhër
  • pluhur hudhre

Përgatitja

  1. Fileton e presim në copa dhe e marinojmë me kripë, piper të zi dhe pluhur hudhre.
  2. I lajmë kërpudhat dhe i thajmë me letër kuzhine me kujdes dhe i presim në feta të holla. Mund edhe ti pastroni nga lëkura e tyre dhe ato do të jenë më të tretshme për organizmin tuaj.Chicken With Mushrooms And Cream-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan që nuk ngjit, hedhim pak vaj dhe në të shtojmë kërpudhat e prera. I shtojmë kripë dhe i kavërdisim për 4-5 minuta.Chicken With Mushrooms And Cream-Family Cooking Recipes
  4. I heqim nga tigani dhe në të shtojmë filetot e pulës. I gatuajmë me kujdes nga të dyja anët sa të marrin një ngjyrë ari të lehtë, shtojmë edhe hudhrën e grirë hollë.Chicken With Mushrooms And Cream-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë edhe kërpudhat e gatuara më parë dhe panën. Mund të shtoni dhe gjysëm gote uji në mënyre që salca të jetë pak e lëngëshme. Për dy minuta receta jonë do të jetë gati.Chicken With Mushrooms And Cream-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë majdanozin e freskët, piper të zi, apo erëza të tjera që ju preferoni më tepër.
  7. E shërbejmë të ngrohtë.Chicken With Mushrooms And Cream-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit qe na ndiqni dhe ofroni mbështetjen tuaj duke ndarë dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment