Chicken Wings In A Pan-Krahë Pule Me Domate

Krahë Pule Me Domate është një pjatë e dytë shumë e lëhtë dhe e shijshme. Receta gatuhet në tigan, me një gatim të ngadaltë, e aromatizuar me domate dhe erëza.

Ne kemi shtuar edhe kërpudha për ta plotësuar në shije dhe vlera ushqyese, por ju mund të zgjidhni ti shtoni ose jo.

Ju mund të provoni edhe Krahët krokantë të pulës.

Përbërësit

  • 1 kg krahë pule
  • 1 qepë
  • 3 domate të kuqe
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Kripëe piper
  • Vaj ulliri
  • Thelp hudhër
  • Majdanoz i freskët
  • Kërpudha të freskëta

 Përgatitja

  1. Do të lajmë dhe pastrojmë krahët e pulës nga puplat dhe qimet e holla dhe i thajmë mirë me letër kuzhine.
  2. Do të hedhim  vaj ulliri dhe hudhrën në një tigan të madh, të thellë me kapak. E vendosim në zjarr të aromatizohet vaji me shijen e hudhrës dhe hedhim krahët e pulës.
  3. Shtojmë kripë e piper të zi.
  4. I rrotullojmë mirë të marrin ngjyrë dhe i shuajmë me verën e bardhë.
  5. Presim të avullojë alkooli dhe shtojmë qepën e grirë në kubik. Chicken Wings In A Pan-Family Cooking Recipes
  6. E përziejmë mirë dhe e mbulojmë me kapak. Do ta ulim zjarrin në minimum.
  7. Do të shtojmë kërpudhat e prera. Kjo është fakultative, në qoftë se dëshironi.Chicken Wings In A Pan-Family Cooking Recipes
  8. Krahët do i përziejmë here pas here dhe kur të shohim që qepa po tretet, dhe kërpudhat kanë marrë një lloj gatimi do të hedhim domaten e grirë.Chicken Wings In A Pan-Family Cooking Recipes Chicken Wings In A Pan-Family Cooking RecipesE përziejmë sërish, e ngremë pak flakën dhe e mbulojmë.Chicken Wings In A Pan-Family Cooking Recipes
  9. E gjitha do të gatuhet në zjarr të mesëm. Do të gatuhet për rreth 30-40 minuta. Gjithsesi ju duhet ta shikoni vet nëse është gati apo jo dhe mund të shtoni edhe 1 gotë ujë nëse do të nevojitet.
  10. Nga fundi do të shtojmë majdanoz të freskët. Krahët do të ngelen me salcën e vet.Chicken Wings In A Pan-Family Cooking Recipes
  11. E shërbejmë të ngrohtë, shoqëruar me salcën e vetë. Kjo është një pjatë shumë e shijshme që mund ta shoqërojmë për një drekë me një sallatë të freskët të stinës,  kus-kus, patate furre, ose çfare të dëshironi.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment