Piadina Të Mbushura Sipas Mënyrës Time është një recetë shumë e thjeshtë për tu servirur për darkë, pasdite, apo për tu marrë me vete në punë. Mbushja e Piadinave është nga më të ndryshmet por kjo është një nga recetat që unë aplikoj shpesh në familjen time dhe vajzat e mia e pëlqejnë shumë. Përgatitja është shumë e thjeshtë me pak përbërës që gjithmonë na ndodhen në shtëpi, ose mund ti blejmë lehtësisht në supermarkatën më të afërt.
Rreth Piadina
Piadina është një bukë e sheshtë e traditës dhe kuzhinës italiane që gatuhet kryesisht në rajonin Emilia-Romagna. Buka Piadina përgatitet me miell të bardhë, vaj ulliri ose sallo dhe kripë.
Tradita e kërkon që të piqet në një pjatë terrakote dhe ditët tona, mund të gatuhet në një skarë ose në një tigan jo-ngjitës.
Piadina mund të shërbejë si ushqim i kripur ose i ëmbël. Mund të mbushet me përbërës të ndryshëm të kripur si mish, djathëra dhe perime, ose me reçelë, krem lajthie, etj., për gatim të ëmbël.
Ju mund të provoni edhe:
Përbërësit për 4 persona
- 4 piadina
- 4 kotoleta
- 1 avokado
- 4-5 domate të vogla
- Sallatë lakre e bardhë
- Djath pice
- Majoneze
- kecup
- Djath bebe ose salcë kosi
Përgatitja
- Gatuajmë kotoletat e pulës me pak vaj ulliri në tigan derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
- Piadinat i lyejmë me djath bebe ose salcën e kosit.
- Presim kotoletat në feta dhe i vendosim sipër në piadinë, vendosim edhe domatet e vogla dhe avokadon të prera në feta.
- Vendosim edhe nga një fetë djath pice, lakrën e bardhë të grirë dhe marinuar. Hedhim majonezë ose salca të tjera nqs preferoni dhe i mbyllim si në foto.
- I vendosim në tostierë të ngrohen dhe të theket piadina. Duhet vetëm pak minuta të përgatiten dhe i shijojmë të ngrohta. Une jua sygjeroj kur fëmijet tuaj duan diçka të shpejtë për darkë. Pëlqehet shumë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar faqen dhe provuar recetat tona. Ndjehuni të lirë të komentoni apo pyesni rreth tyre. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.