Chicken Meatballs With Sauce-Qofte Pule Me Lëng

Qofte Pule Me Lëng është një pjatë kryesore, të cilën mund ta shijoni në një drekë apo darkë në familje apo me miq. Qoftet e pulës i kemi gatuar në mënyrën tradicionale dhe i kemi shijuar me një salcë të përgatitur me perime të stinës. Mund ta gatuajmë tërësisht në tigan ose mund të zgjedhim ta përfundojmë këtë recetë në furrë si dhe unë kam vepruar. Shija është shumë e mirë, në të dyja rastet, varet nga koha që keni në dispozicion për gatimin.

Ju mund të provoni edhe Qofte me Lëng, Qofte me Mish Viçi, Pasha qofte, apo Qofte Pule Me Perime, si edhe më tepër receta qoftesh duke vizituar Blogun tonë.

Përbërësit

Për qoftet

  • 300 g mish pule i grirë
  • 2 feta buke pa kore
  • 1 vezë
  • Kripë dhe erëa të ndryshme
  • 2 lugë djath parmixhan i grirë
  • Vaj ulliri për gatimin e tyre

Për salcën

  • 2 Qepë të njoma
  • 1 karrotë
  • 1 kungull
  • 1/2 degë selino
  • Gjethe dafine
  • kripë e piper të zi
  • Hudhër dhe spec djegës
  • 2 lugë salcë domatesh
  • Pak miell ose 1 lugë djath të grirë sipër.

Përgatitja

Brumi i qofteve

  1. Si fillim do të bëjmë brumin e qofteve duke i përzierë të gjithë përbërësit në një tas të madh qelqi.
  2. Tulin e bukës e zbusim në ujë ose qumësht. Shtojmë erëzat dhe përgatisim brumin.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes
  3. Sasinë e brumit të qofteve do e ndajmë dhe do të formojmë qofte të vogla, të cilat i skuqim me vaj ulliri në një tigan sa të marrin gjyrë të kuqërremtë.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes

Gatimi i Salcës

  1. Ndërkohë vijojmë me pjesën tjetër të recetës. Do të grijmë qepët hollë dhe do ta kavërdisim me pak vaj ulliri në një tigan që nuk ngjit.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes
  2. Të gjitha perimet e tjera do i presim në kubik. Ju sipas preferencës mund të shtoni ose eleminoni ndonjë nga ato që kemi listuar më lart.
  3. I kavërdisim të gjitha sa të zbuten. Shtojmë kripë e piper të zi dhe pasi shijohen për një minutë do të shtojmë salcën e domates dhe ujë.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes
  4. Pasi perimet dhe gjitha masa të fillojë të vlojë, do të shtojmë aty edhe qoftet e kavërdisura më parë dhe e mbulojmë enën me kapak.
  5. I gatuajmë të gjitha së bashku për 10 minuta në zjarr të ulët.E shijojmë me erëza tona të preferuara. Salca do të rezultojë e lëngshme deri në këtë fazë të gatimit.

Përfundimi i recetës

  1. Recetën mund ta përfundoni në tigan ose në furrë. Rezultati final është që qoftet të shërbehen në lëngun e tyre.
    Nëse preferoni ta përfundoni gatimin në tigan, për një salcë më kremoze do ta trashim lëngun e përftuar me pak miell të tretur në ujë të ftohtë dhe e shtojmë te salca. E lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa të trashet salca për pak minuta në tigan.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes
  2. Gjithashtu variant tjetër për ta përfunduar recetën është pjekja e saj në furrë dhe do të jetë një tavë e veçantë për familjarët tuaj. Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking RecipesNë këtë rast do të shtojmë djathin e grirë (kackavall ose pice) sipër tavës dhe e fusin në furrë të parangrohur në 200 gradë për 10-15 minuta.
  3. E servirim të ngrohtë.Chicken Meatballs With Sauce-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment