Chicken Asparagus Risotto Recipe-Rizoto Me Asparag Dhe Pulë

Rizoto Me Asparag Dhe Pulë është një pjatë e parë pranverore plot shije dhe vlera ushqyese. Kjo recetë është e thjeshtë për tu përgatitur.

Fileto e pulës është një mish me pak kalori dhe që gatuhet shpejt. Ashtu si në rizoton me kërpudha, apo rizoto me kungull, edhe me asparag pula kombinon më së miri.

PërbërësitChicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

  • 350 g oriz
  • 1 tufë asparag
  • 100 g fileto pule
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 1 qepë e njomë
  • Kripë,  piper, majdanoz
  • 2 lugë djath parmixhan i grirë
  • 1 lugë gjalp i freskët
  • Lëng perimesh 1.5 litër

Për lëngun

  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • Majdanoz
  • kripë
  • Pjesët e fundeve të asparagut

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë asparagët e freskët. Në fillim i ndajmë pjesën e butë nga ajo e fortë duke i përkulur. Aty ku do të këputet vet është vendi i duhur.
  2. Pjesët e poshme do i përdorim bashkë me karrotën, qepë,selino, kripë e majdanoz të bëjmë nje lëng perimesh për rizoton tonë.
  3. Do të jetë gati pasi të ziejë për rreth 20 minuta.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Fillojmë me gatimin e rizotos. Në një tigan do të  kavërdisim qepën e grirë dhe fileton e pulës të prerë në copa.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë gatimin duke shtuar pas disa minutash edhe asparagët e prerë në copa të vogla.
  6. Majat i lëmë ashtu siç  janë.
  7. I kavërdisim të gjitha për disa minuta dhe shtojmë orizin. Pak kripë e piper.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Do ta përziejmë mirë për 2 minuta dhe do ta shuajmë me verën e bardhë. Ngremë temperaturën e gatimit sa të avullojë alkooli dhe do të shtojmë lëngun e nxehtë pjesë- pjesë, duke mbuluar orizin.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Sapo përthithet lëngu i parë, shtojmë sërish lëng të nxehtë, e kështu do të vijojmë duke e përzierë here pas here derisa rizoto të jetë gati.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  10. Do ta heqim nga zjarri me pak lëng dhe do të shtojmë gjalpin  dhe djathin dhe e përziejmë mirë.  Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking RecipesDo të na rezultojë një  rizoto i butë dhe kremoz.
  11. E servirim menjëherë të ngrohtë me majdanoz të freskët sipër.Chicken Asparagus Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment