Chicken And Zucchini Risotto-Rizoto Me Pulë Dhe Kungulleshka

Kjo Recetë e Rizotos Me Pulë Dhe Kungulleshka është një pjatë e parë për një vakt dreke apo darke dhe kombinimi me kungulleshkat e bën edhe më verore. Gjoksi i pulës është pjesa që gatuhet më shpejt dhe të jep mundësinë ta gatuash në qindra kombinime recetash, për pjata të ngrohta dhe të ftohta, sallata, pjata të para apo të dyta. Ne kemi ndarë vazhdimisht receta me këtë produkt, dhe kjo është një tjetër recetë e shijshme e gatimit të gjoksit të pulës.

Përbërësit 4 Persona

  • 320 g Oriz për rizoto
  • 1 gjoks pule
  • 1 kungulleshkë
  • 1 qepë
  • 100 g djath i grirë parmixhano
  • Kripë, Piper, vaj ulliri ose gjalp, majdanoz i freskët
  • 1/2 gotë verë e bardhë(sipas dëshirës)

Për brodon

  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 kungull jeshil
  • Kripë
  • 1,5 l ujë

Përgatitja

  1. Si fillim do të përgatisim lëngun për zierjen e rizotos. Në një tenxhere do të shtojmë ujin, qepën e qëruar dhe prerë në mes ose çerek, karrotën e qëruar dhe prerë në copa të mëdha, kungullit dhe degën e selinos të prerë në copa.
    E vendosim për të zierë për rreth 30 minuta në zjarr mesatar që perimet të lëshojnë aromat dhe lëngun e tyre. Në përfundim i shtojmë kripë dhe nuk e ndërpresim zierjen, pasi për rizoton lëngu nuk duhet të ftohet por të jetë i nxehtë që të mos na ndërpresi zierjen e orizit.
  2. Ndërkohë që përgatitet lëngu, ne qërojmë qepën dhe e grijmë imët. Lajmë dhe thajmë gjoksin e pulës dhe e presim në copa të vogla. Po kështu presim kungullin në kubikë të vegjël.Chicken And Zucchini Risotto-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan të thellë, shtojmë vaj ose gjalp, shtojmë qepën të kaurdiset në nxehtësi mesatare, dhe sapo fillon të zbutet shtojmë pulën.
    I kaurdisim për 3-4 minuta dhe shtojmë kungullin.Chicken And Zucchini Risotto-Family Cooking Recipes
  4. Vazhdojmë të trazojmë për 2-3 minuta në zjarr të ulët me kapak mbuluar që mos të na digjet qepa.
  5. Ndërkohë, në një tjetër tigan shtojmë vaj ose gjalp dhe kaurdisim për 2-3 minuta orizin e pastruar, larë dhe kulluar më parë. E shuajmë orizin me 1/2 gotë verë të bardhë, dhe e lëmë të avullojë alkoli në temperaturë të lartë. Nëse nuk doni të përdorni verë edhe mind ta linin pa shtuar. Shtojmë orizin tek tigani ku kemi pulën, dhe fillojmë të shtojmë gradualisht lëngun e përgatirur, duke e kulluar nga perimet.Chicken And Zucchini Risotto-Family Cooking Recipes
    Trazojmë rizoton sa herë shtojmë lëng,  i cili duhet të jetë i nxehtë në një temperaturë me rizoton.
  6. Kështu do vazhdojmë derisa orizi të ziejë dhe qepa të mos kërcasë në gojë. Chicken And Zucchini Risotto-Family Cooking RecipesPërpara se ta fikim, shtojmë djathin e grirë, një lugë gjalpë, i cili e bën dhe më kremoz riziton, majdanozin e grirë imët, dhe e rregullojmë me kripë dhe piper.
    E shërbejmë menjëherë.Chicken And Zucchini Risotto-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.

Faleminderit për suportin tuaj duke ndarë recetën, komentuar, apo lënë pyetjet tuaja në formën më poshtë. Ne do ju përgjigjemi shpejt.

 

Leave a Comment