Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Makarona me Kërpudha dhe Pulë

Kërpudhat janë një prej përbërësve që vjeshta na i siguron me shumicë e në lloje të ndryshme, të kultivuara apo të rritura në gjendje të egër, dhe me to mund të përgatisim receta pa fund, nga më të thjeshtat, me nje kaurdisje në tigan, pjata të para si pastat apo rizotot, por edhe shumë receta të furrës, pjata të dyta vegjetariane, etj.
Sot duam të sjedhim një recetë të Makaronave me Kërpudha dhe Pulë, të cilët janë përbërës që kombinojnë shumë mirë së bashku dhe ju mund ti provoni ti gatuani me makarona, oriz, torta të kripura, etj.
Kjo është një recetë sipas mënyrës sime, e shpejtë për një vakt drake apo darke, plot kalori dhe shëndetshëm.

Përbërësit Për 4 Persona

  • 400 g makarona Pene
  • 300 g kërpudha champinon
  • 100-150 g proshutë pule, ose fileto pule, ose salçice pule
  • 1 thelp hudhër
  • 1 spec djegës (facultative)
  • 2-3 domate të pjekura
  • 1 kungulleshkë
  • Majdanoz i freksët, manxhuranë e freskët, borzilok i freskët
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Pastojmë kërpudhat me një pecetë të lagur në pjesën e kurorës dhe këmbët në ujë të rrjedhshëm nëse kanë dhe. I presim në feta të holla me një thikë kuzhine.Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do të presim proshutën apo fileton në copa të vogla.
  3. Do të presim në kubikë edhe kungulleshkën. Grijmë imët majdanozin.
  4. Vendosim ujin të ziejë në një tenxhre për makaronat.
  5. Në një tigan, shtojmë 2-3 lugë vaj ulliri, thelpin e hudhrës dhe specin djegës, nëse na pëlqen, dhe i lëmë të aromatizojmë vajin për 2-3 mnuta.Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do të shtojmë në të njëjtën kohë, kërpudhat, proshutën e pulës, kungulleshkën, erëzat, dhe do i lëmë të kaurdisen për disa minuta derisa të zbuten dhe shikojmë që janë drejt gatimit. Janë të gjithë produkte që nuk kërkojnë shumë kohë gatimi prandaj dhe nuk i gatuajmë veçmas.Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë kemi shtuar kripën te uji që vlon dhe makaronat të gatuhen, duke pasur parasysh që minutën e fundit do e përfundojnë tek salca. Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Do të shtojmë domaten e qëruar nga lëkura dhe të grirë në renden, pak kripë, dhe do i lëmë të gatuhen të gjitha bashkë sa të krijohet një salcë.Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E rregullojmë salcën me kripë, piper, vaj ulliri dhe shtojmë makaronat e ziera dhe të kulluara nga uji. Do i lëmë edhe 1-2 minuta te salca, i shijojmë me tjetër majdanoz të grirë imët dhe i shërbejmë të ngrohta.Chicken And Mushroom Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

 

Leave a Comment