Cauliflower Omelet-Omletë Lulelakre

Lulelakra është një nga perimet e stinës që përdorim gjerësisht në gatimet tona, qoftë në sallata, supaqofte, receta të furrës, etj, dhe sot po ndajmë Omletë Lulelakre me ju. Kjo është një recetë të shpejtë që mund ta servirni për një darkë apo si antipastë në një vakt të ndërmjetëm apo drekë.
Receta përgatitet shpejt, dhe me pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi.

Ju mund të provoni edhe Qofte me lulelakër apo Tortë të kripur me lulelakër.

Përbërësit

  • 150-200 g lulelakër
  • 2 speca jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 4 vezë
  • 100 g proshutë ose mish i tymosur
  • 2 lugë gjizë
  • 1-2 lugë djath i grirë
  • ½ pako fryrës për ëmbëlsira
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper, majdanoz i freskët
  • 1 thelp hudhër

Përgatitja

  1. Në fillim lajmë dhe presim lulelakrën në copa të vogla sipas lulesës dhe do e gatuajmë për pak minuta në avull, ose ta ziejmë në një tenxhere me ujë me pak kripë.
  2. Ndërkohë, do të presim specat e larë dhe tharë më parë në kubikë të vegjël.Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan me kapak ose dysh, do të shtojmë pak vaj ulliri dhe një thelp hudhër dhe ndërkohë që vaji aromatizohet, do të shtojmë specat të kaurdisen për disa minuta.Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes
  4. Kur specat marrin një faqe dhe hudhra ka lëshuar aromën e heqim thelpin e hudhrës dhe shtojmë edhe mishin e tymosur të prerë në feta të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë sipërfaqen e tiganit.
  5. Në një tas rrahim vezët, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz të grirë imët, djathin e grirë dhe gjizën. I përziejmë të gjitha mirë.Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë edhe lulëlakra është gati, e shtojmë në tigan të shpërndarë edhe këtë në gjithë sipërfaqen. Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes Do të shtojmë përzierjen me vezët e shpërndajmë dhe mbulojmë gjithë masën dhe e gatuajmë nga secila anë omletën për 4-5 minuta, në temperaturë mesatare sa omleta të marri ngjyrën e artë e të piqet mirë. Unë përdora tigan dysh, i cili është shumë ndihmues kur përgatit receta të tilla të shpejta në tigan. Në të kundërt do të përdorni një pjatë do ta ktheni ompletën në pjatë dhe sërish do e rrëshkisni në tigan nga ana e pagatuar për të përfunduar gatimin.Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes
  7. E transferojmë në një pjatë servirjeje dhe e shërbejmë të ngrohtë ose temperaturë ambienti.

Ju bëftë mirë!Cauliflower Omelet.Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment