Cauliflower And Broccoli Recipe-Tavë Me Lulelakër Dhe Brokoli

Tavë Me Lulelakër Dhe Brokoli është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme, të cilën mund ta përgatisim edhe gjatë këtij muaji ku lulelakra dhe brokoli janë ende të frekëta. Tava del shumë e shijshme, e gatuar në furrë, një mënyrë shumë e mirë për të gatuar këto perime të pasura me vitamin C për familjen dhe fëmijët tanë. Lulelakra dhe brokoli kombinojnë më së miri me salcën Beshamel dhe djath të grirë për një shije që pëlqehet nga të gjithë.

Ju mund të provoni edhe Sallatë Me Lulelakër Dhe Brokoli ose Supë Me Lulelakër Dhe Brokoli

Përbërësit

  • 1 lulelakër e vogël
  • 1 brokoli i vogël

Për Beshamelin

  • 300 ml qumësht
  • 30 g gjalp
  • 1 lugë miell
  • Pak kripë e arrëmoskat
  • 2 -3 lugë djath kaçkavall i grirë

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë perimet dhe i ndajmë në copa të vogla sipas lulesës.
  2. I lajmë dhe i fusim në ujë që vlon me kripë për 2 minuta dhe i kullojmë.
  3. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Në një tenxhere të vogël do të kavërdisim miellin me gjalpin sa të marri ngjyrë lajthie. Shtojmë qumështin e zierë dhe të ftohur pak dhe do ta përziejmë mirë me një rrahëse dore që të mos bëhet kokërr. I grijmë arrën moskat dhe i shtojmë pak kripë. Kur të lidhet salca është gati.Cauliflower And Broccoli Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndezim furrën të ngrohet. Në një tavë furre të lyer me pak vaj  ose gjalp do të rreshtojmë brokolin dhe lulelakrën.
  5. Sipër do ti hedhim beshamelin dhe sipër akoma djathin e grirë. Mund të përdorni djathin që ju preferoni më shumë.Cauliflower And Broccoli Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E fusim tavën në furrë dhe do ta pjekim për 25 minuta në 200 gradë. Sipër do të skuqet. E lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa. E servirim të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Cauliflower And Broccoli Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni duke procuar dhe ndarë recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje lidhur me recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment