Brown Lentil Soup With Pasta-Supë Me Thjerrëza Kafe Me Makarona

Një recetë supe është gatim i përditshëm në familjen time. Sot, do të ndaj me ju Supën me Thjerrëza Kafe dhe me Makarona. Thjerrëza është një ushqim i shëndetshëm. Megjithëse gatuhet më shumë në stinët e vjeshtës dhe dimrit, preferoj t’i gatuaj ato gjatë gjithë vitit. Ka receta të ndryshme për të gatuar thjerrëzën.

Ajo është një bimë e familjes së bishtajoreve dhe ne mund ta gjejmë atë në variacione dhe në ngjyra të ndryshme, si kafe, e kuqe, jeshile. Si ushqim, thjerrëzat njihen dhe i përdorin në të gjithë botën. Ashtu si bishtajoret e tjera, thjerrëzat janë të pasura me proteina dhe karbohidrate. Konsumimi i tyre është një burim i ushqimit tonë thelbësor të përditshëm në hekur, mangan, magnez, zink, etj.

Për vlerën e lartë ushqyese, rekomandohet të shtohet në dietën ushqimore të bebeve në tremujorin e tretë të jetës së tyre. Në recetën tonë të supës do të përdorim thjerrëzën kafe, të cilën duke e miksuar me ingredientë të tjerë do të ofrojmë një pjatë të shijshme dhe të këndshme.Brown Lentil Soup With Pasta-Family Cooking Recipes-Supe Me Thjerreza Dhe Makarona

Përbërësit për 4 persona

420 g / 14 1/2 oz thjerrëza kafe
50 g / 1.8 oz makarona të vogla që i përdorim për supë
4-feta te holla proshutë, ose një kremviçe
1-qepë e copëtuar imët
2-thelpinj hudhër të grimcuar
2-degë selino
1.2 litra lëng mishi ose lëng perimesh (Brodo)
2-lugë nenexhik ose mente të copëtuar

Përgatitja
Ju mund të zgjidhni të përdorni thjerrëzat kafe të konservuara, mjafton që ti kulloni nga uji ku ruhen, ose thjerrëza të thara, siç preferoj unë. Në këtë rast, merrni një tenxhere dhe mbulojini thjerrëzat me ujë të ftohtë dhe lërini të ziejnë për 5- 10 minuta (varet nga larmia e thjerrëzave, sepse ka thjerrëza të vogla që gatuhen në dhjetë minuta dhe disa të tjera në 40 minuta).Nxirrini thjerrëzat nga uji dhe kullojini.
Në një tigan të madh, shtoni proshutë ose sallam, prerë në copa të vogla ose kube dhe së bashku me qepë, selino dhe hudhër, skuqeni për 4-5 minuta, duke e trazuar derisa të fillojë qepa dhe proshuta të marrin ngjyrën kafe. Gatimi bëhet në temperature mesatare. Nëse preferoni, mund të shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri, por yndyra e proshutës është e mjaftueshme për të skuqur përzierjen. Shtoni makaronat që preferoni për këtë supë dhe gatuajeni duke i trazuar për rreth një minutë.


Shtoni thjerrëzat, brodon dhe vendosini të ziejnë. Ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për 12-15 minuta derisa makaronat të zbuten.
Brown Lentil Soup With Pasta-Family Cooking Recipes

Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe përzjeni garniturën duke i shtuar nenexhik të freskët të copëtuar. Hidheni supën në një tas dhe shërbejeni menjëherë.

Ruajtja

Kjo supë duhet të konsumohet e ngrohtë dhe për një shije më të mirë konsumojeni në të njëjtin vakt që gatuani.

Këshilla

-Ju mund të provoni lloje të tjera të makaronave në këtë recetë.

-Nëse preferoni këtë recetë dhe thjerrëzat ti konsumoni të thata, ose një supë me pak lëng, atëherë lini thjerrëzat të ziejnë së pari në nxehtësi të ulët deri sa të zbuten dhe pas kësaj shtoni makaronat dhe gatuajini si në recetën tonë për 12-15 minuta.

Ne mirëpresim komentet dhe pyetjet tuaja në lidhje me këtë recetë.

Faleminderit që zgjodhët një recetë tjetër gatimi familjare!

Leave a Comment