Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Speca Të Mbushur Me Oriz

Stina e verës është plot ngjyra dhe ofron mundësi të shumta zgjedhje përsa i përket zarzavateve dhe gatimit të tyre. Në sot, dëshirojmë të ndajmë me Ju, Speca Të Mbushur Me Oriz, një recetë vegjetariane dhe plot shije.

Kjo është një tavë që përgatitet shumë në stinën e verës. Ka një shije të veçantë dhe pëlqehet nga e gjithë familja. Është një gatim shumë i shëndetshëm duke parë që përdorim perime të stinës. Vazhdimisht kemi ndarë receta të ndryshme për gatimin e specave, dhe kjo është një prej recetave që nuk duhet të mungojë në tavolinat tuaja.

Përbërësit 4-6 PersonaBest Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes

  • 6-7 speca për mbushje
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec jeshil
  • 3 domate të kuqe
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz dhe nenexhik
  • 300 g oriz

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 200 gradë.
  2. Nisim nga puna duke larë të gjitha perimet me kujdes. Vazhdojmë duke pastruar specat nga bishti i tyre dhe farat. I rreshtojmë specat në tavë, i hedhim pak vaj ulliri sipër, pak kripë, i fusim në furrën e nxehur më parë dhe i pjekim për 15-20 minuta.Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Presim qepën imët dhe të gjitha perimet e tjera në kubikë të vegjël. Shtojmë qepën në një tigan të thellë me disa lugë vaj ulliri në zjarr të mesëm, dhe e lëmë të gatuhet për 3-4 minuta derisa të zbutet.
  4. Shtojmë me radhë perimet e tjera të prera imet në kubikë, karrotën, specin, kungullin dhe kur të jenë zbutur të gjitha shtojmë domaten e qëruar nga cipa dhe të grirë ose në rende ose e prerë në kubikë. I gatuajmë në zjarr të mesëm për rreth 10 minuta. Shtojmë kripë dhe piper të zi.Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë orizin e larë në ujë të rrjedhshëm dhe e përziejmë për 2-3 minuta. E mbulojmë me ujë dhe e gatuajmë për 4-5 minuta të tjera. Shtojmë erëzat e freskëta të grira hollë. Mund të përdorni edhe nenexhik të tharë.Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Me këtë përgatitje mbushim specat e pjekur në furrë dhe pjesën e ngelur të mbushjes e hedhim në tavë. Shtojmë 2 gota ujë të ngrohtë dhe e fusim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për 25 minuta.Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Në sipërfaqe mbasi orizi të piqet do të na formohet një shtresë kërce që i jep orizit më shumë shije. Serviret e ngrohtë ose e vakët e shoqëruar me një tarator me kos e kastraveca.

Shënim: Nëse jeni konsumues të mishit, këtë recetë mund ta përgatisni edhe ndryshe duke shtuar mish të grirë ose copa të vogla mish viçi.

Përbërësit do të jenë të njëjtë, dhe do të shtoni vetëm mishin e grirë. Përsa i përket sasive, ne rekomandojmë që sasinë e mishit që do të shtoni ta pakësini në sasinë e orizit, pasi perimet bëjmë mirë ti konsumojmë. Mishin e grirë do e shtojmë në gatimin tonë menjëherë pas qepës e karrotës dhe e gatuajmë për rreth 5-6 minuta pasi të shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe domaten.

Këtë recetë për mbushje mund ta përdorni edhe për mbushje e perimeve të tjera të stinës së verës, si kunguj, patëllxhan, domate.

Ju mund të përgatisni tava të veçanta duke përdorur si përbërës kryesor një prej këtyre zarzavateve, ose dhe të përgatisni një tavë si kjo me speca duke përdorur perime të ndryshme si më lart për mbushje. Kjo do të kënaqi shijet e gjithe familjes.Best Vegetarian Stuffed Peppers Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë.

Leave a Comment