Best Tiramisu Dessert- Tiramisu

Tiramisuja është një nga ëmbëlsirat klasike që ne gatuajmë dhe preferojmë edhe për ditë të veçanta apo festa. Tiramisu është një ëmbëlsirë e kuzhinës italiane, një lloj torte e përgatitur me një ndarje biskote të zbutur në kafe dhe e mbushur me krem të përgatitur me marcarpone, sheqer dhe vezë.

Për më tepër, Tiramisu është një ëmbëlsirë delikate, e aromatizuar me shijen e kafesë dhe e kombinuar me kakaon e hidhur. Kjo është një ëmbëlsirë që fare mirë mund ta gatuani edhe për natën e ndërrimit të viteve, një ëmbëlsirë e lehtë krahasuar me ëmbëlsirat tona tradicionale të cilat janë shumë më kalorike se Tiramisuja për shkak të sherbetit.

Gjithashtu, Tiramisu është një ëmbëlsirë që përgatitet në pak minuta, gjithshçka ju duhet janë përbërësit e freskët, një rrahëse dore elektrike, dhe ena ku do e përgatisni.

Ju mund ta përgatisni Tiramisunë në një tavë katrore apo drejtkëndore dhe ta prisni në copa për ta servitur, ose ta montoni direkt në kupa individuale për ta shërbyer për çdo person në familje.

Për më tepër ju ftoj të provoni edhe Tortën Tiramisu apo Tiramisu Me Luleshtrydhe.

PërbërësitBest Tiramisu Dessert-Family Cooking Recipe

  • 500 g maskarpone
  • 300 g biskota savoiardi
  • 4 vezë të freskëta
  • 100 g sheqer
  • Kafe moka 350 ml+ 1 lugë sheqer
  • 100 ml pana që rrihet (facultative)
  • 50 g çokollatë fondente
  • 2 lugë kakao e hidhur

Përgatitja

Kremi i Tiramisusë

  1. Fillimisht do të thyejmë vezët një nga një dhe do të ndajmë të verdhat nga të bardhat veç.
  2. I rrahim mirë të verdhat me një rrahëse me korent duke shtuar një pjesë të sheqerit.
  3. Ndërkohë e kemi bërë kafen dhe e lëmë të ftohet. Unë përdora kafe moka, por mund të përdorni edhe kafe ekspres ose neskafe. Mund ti hidhni dhe sheqer ose jo, në varësi të preferencës suaj.
  4. Ndërkohë kemi rrahur të verdhat e vezëve shkumë dhe shtojmë maskarponen lugë-lugë dhe vazhdojmë përzierjen me rrahëse me korent që të na bëhet një masë kremoze. Të verdhat e vezëve duhet të jenë shumë të freskëta, në të kundërt referojuni shënimit më poshtë mbi pasterizimin e vezëve.
  5. Vazhdojmë punën duke rrahur të bardhat e vezës shkumë sa të qëndrojnë mirë. Në fillim do i rrahim të bardhat pa shtuar gjë dhe pasi të kenë nisur të bëhen shkumë shtojmë sheqerin e ngelur gradualisht. Duhet të rrihen mirë dhe i përziejmë me kremin e maskarpones gradualisht me kujdes nga lart-poshtë që të mos na bjerë volumi.
  6. Rrahim edhe panën të ftohtë nga frigoriferi dhe ja shtojmë kremit. Mua më pëlqen tiramisuja me shumë krem dhe për këtë arsye i shtoj pana por nqs nuk dëshironi ti shtoni pana, mund ta bëni dhe pa të.

Montimi

  1. Nisim të montojmë tiramisunë. Në një tavë katrore me mure të larta të paktën 4-5 cm do të shtrojmë një shtresë kremi dhe vendosim sipër tij me radhë biskotat savoiardi të zhytura në kafe nga të dyja anët.
  2. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen dhe vazhdojmë me një shtresë kremi tjetër. Sipër kremit hedhim çokollatë të zezë në copa të vogla, të cilën e kemi prerë më parë me thikë.
  3. Vazhdojmë me një shtresë tjetër me savoiardi dhe një shtresë tjetër kremi deri në përfundim.
  4. Sipër i hedhim çokollatë të thërmuar dhe e fusim në frigorifer për 2 -3 orë.Best Tiramisu Dessert-Family Cooking Recipe
  5. Kur e shërbejmë i hedhim sipër kakaon me ndihmën e një site të vogël. Mund të bëni edhe racione të veçanta për gjithsecilin dhe do të bëni një superfigurë tek familjarët apo miqtë tuaj, në këto ditë festash.Best Tiramisu Dessert-Family Cooking RecipeBest Tiramisu Dessert-Family Cooking Recipe

Ju bëftë mirë!

 

Shënim:

Për gatimin e Tiramisusë vezët duhet të jenë shumë të freskëta duke qenë se kjo ëmbëlsirë nuk është me pjekje dhe veza nuk gatuhet. Për të qenë të qetë dhe të mbrojtur nga baktere si Salmonela, ne ju rekomandojmë që ta kaloni të verdhën e vezës në një proçes pasterizimi duke e përzierë bashkë me sheqerin në banjomari për pak minuta, sa sheqeri fillon lëngëzohet. Kini parasysh që ena ku ndodhen vezët nuk duhet të preki ujin por vetëm të pasterizohet me ngrohtësinë e avullit që del nga uji. Në këtë mënyrë e verdha e vezës nuk do të gatuhet, por vetëm do të pasterizohet.

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment