Best Oven Baked Salmon Recipe-Salmon I Pjekur Në Furrë Me Perime

Salmoni është një nga peshqit që preferojmë më tepër gjatë vjeshtës dhe dimrit për vlerat e larta ushqyese që mbart por edhe për mundësitë që të jep për ta gatuar në shumë receta kombinuar edhe me perime të stinës së vjeshtës apo dimrit. Sot duam të ndajmë Salmon Të Pjekur Në Furrë Me Perime, një recetë plot vlera ushqyese dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Salmoni mund të piqen në shumë mënyra, në grill, tigan, apo furrë, marinuar me erëza të ndryshme, dhe në pak minuta është gati, por i kombinuar me perimet e ndryshme në këtë recetë, do të përfitojmë një pjatë të dytë të kompletuar në vlera ushyese dhe shumë të shijshme për këdo, qoftë edhe për fëmijët e vegjël. Si e kemi rithënë, peshku salmon është shumë i ushqyeshëm, me vlera të larta të vitaminës D dhe Omega 3, ndaj duhet konsumuar sa më shpesh gjatë stinës së ftohtë dhe i shoqëruar me perime e kthejmë në një pjatë të kompletuar.

Përbërësit

  • 300 g salmon
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 3-4 domate të vogla
  • 1 kungull
  • Vaj ulliri
  • kripe e piper
  • limon
  • majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 200 gradë celcius.
  2. Presim peshkun në copa dhe e marinojmë me vaj, kripë, piper dhe lëng limoni.
  3. Pastrojmë perimet dhe i presim në copa kubike të vogla.
  4. Presim edhe domatet e vogla në gjysma dhe i marinojmë të gjitha me kripë, piper dhe vaj ulliri.Best Oven Baked Salmon Recipe-Family Cooking Recipes
  5. I vendosim në një tave qeramike ose qelqi dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë.
  6. Pasi të kalojnë rreth 20 minuta, fusim copat e salmonit dhe i pjekim për 20 minuta të tjera. Best Oven Baked Salmon Recipe-Family Cooking RecipesDo të gatuhet e gjitha për 40-45 minuta. Do të shihni vet që perimet do rezultojnë të buta dhe peshku i butë dhe i lëngshëm. Servireni të ngrohtë. Mund ta shijoni pjatën me majdanoz të grirë imët dhe lëng limoni.Best Oven Baked Salmon Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Best Oven Baked Salmon Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur të ndani opinionin tuaj me ne në formën më poshtë dhe të ndani recetën me miqtë dhe të afërmit tuaj.

 

Leave a Comment