Best Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte

Qoftet janë një prej gatimeve shumë të dashura për të gjithë. Por, shumë amvisa të reja mund të pyesin: Si Të Gatuajmë Qoftet? Ne dëshirojmë të ndajmë me ju këtë artikull edukues mbi qoftet në përgjithësi, duke u ndalur më gjatë në gatimin e qofteve klasike, që janë ato me mish viçi të grirë. Ajo që më pëlqen më shumë mbi këtë lloj gatimi është se me çfarëdo përbërësi që mund të kemi në frigorifer apo në raftet e kuzhinës sonë mund të realizojmë qofte shumë të mira, të shijshme dhe të shëndetshme për gjithë familjen. Mund ti gatuajmë qoftet duke përdorur mish të grirë viçi, derri, pule, apo dhe peshk, kombinuar me perime, djathë, vezë, erëza, për ti konsumuar si pjatë kryesore apo dhe aperitivë. Recetat e gatimit të qofteve mbarojnë aty ku mbaron fantazia e pasionantëve të gatimit. Qoftet janë një nga mënyrat për ti mësuar fëmijëve të konsumojnë ushqim me copa dhe ti prezantojmë shije të reja. Janë një pjatë e shpejtë por njëkohësisht plot vlera ushqyese. Kombinuar me përbërës të tjerë ne mund të realizojmë shumë receta tradicionale, si qofte në supra të ngrohta dhe të ftohta, në salca të ndryshme, tava në furrë, etj

Pjekja e qofteve mund të kryhet në tigan, në furrë, apo në grill. Për lidhjen e brumit të qoftes mund të përdorim bukë të thërrmuar ose bukë të regjur në ujë apo qumësht. Sipas dëshirës, qoftet mund ti përgatisim vetëm me mish viçi, por edhe mund ta kombinojmë recetën duke e përzierë me mish derri për një shije ndryshe, apo dhe duke i shtuar një kungulleshkë apo patate të grirë për ti shtuar vlerat dhe për ti bërë me joshëse për fëmijët tuaj. Në vijim ne po ju sjellim një recetë të qofteve klasike me mish të grirë viçi, të cilat mund ti gatuani dhe servirni thjesht si qofte me mish të grirë, apo këtë lloj brumi qoftesh ta përdorni për supë me qofte, apo qofte me lëng.

Përbërësit për Qofte me mish të grirëBest Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking Recipes

  • 500 g mish viçi të grirë
  • 1 vezë
  • 2 feta buke
  • 2 lugë djath parmixhan të grirë
  • Kripë, piper, majdanoz të grirë
  • Mix erëzash. Piper, rigon, trumëz, spec i kuq

PërgatitjaBest Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking Recipes

Në një tas i përziejmë të gjithë përbërësit sa të na krijohet një masë brumi me te cilin do të formojmë qoftet në madhësinë dhe formën që duam.Best Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking Recipes Për një marinim më të mirë të mishit me erëzat, brumin e lëmë të pushojë 1-2 orë në frigorifer. Ose mund ta zini brumin edhe një natë më parë, mbulojeni enën me një qese celofoni dhe gatuajini të nesërmen sipas dëshirës.

Brumit do ti jepni formën në varësi të llojit të gatimit që doni të realizoni. Mund të përgatisim qofte të vogla duke i rrumbullakosur me pëllëmbët e duarve për ti servirur si finger food në një banket apo festë. Por mund tu bëjmë qoftet të mëdha për të përgatitur hamburger të shijshëm në shtëpi, apo dhe qofte mesatare të shoqëruara me salkatra, patate furrë, pure, etj.Best Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking RecipesBest Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking Recipes

Qoftet mund ti gatuani në tigan, furrë, apo grill dhe preferohet të serviren të ngrohta, por edhe të ftohta janë shumë të shijshme.Best Homemade Meatballs Recipe-Si Te Gatuajme Qofte- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj duke ndarë këtë artikull.

Irinda

Leave a Comment