Qoftet më Pulë janë një recetë shumë e shijshme që gatuhen duke kombinuar mishin e pulës me përbërës të ndryshëm, të gatuara në furrë, tigan, apo zgarë. Ne sot do ndajmë një recetë të Qofteve Me Pulë Dhe Perime për një pjatë që mund ta servirni edhe për fëmijët e vegjël.
Si dhe kemi ndarë në recetat e tjera, përgatitja e qofteve është një nga mënyrat për të nxitur fëmijët tanë të hanë një larmi mishrash apo perimesh. Kjo është një mënyrë për të edukuar fëmijët e vegjël të hanë në copa apo të përtypin dhe bluajnë si duhet për një zhvillim sa më të mirë të pjesës së gojës, nofullës dhe dhëmbëve.
Kjo recetë është shumë e shijshme dhe e rekomandoj për fëmijët e vegjël, ashtu siç ja përgatis edhe vajzës sime. Ju mund të përdorni mish pule nga pjesa e gjoksit të pulës duke e grirë në një grirës kuzhine dhe kombinuar me përbërësit e tjerë. Por fare mirë mund edhe të përdorni mishin që keni përdorur për të përgatitur lëngun e supës së bebes suaj dhe ta bluani. Kombinojeni atë me përbërësit si më poshtë dhe të përgatisni qofte të buta dhe të shijshme për t’ja ofruar fëmijës suaj.
Unë në pjesën më të madhe të rasteve e bluaja mishin bashkë më perimet për të përgatitur suprat krem të vajzës sime kur ishte bebe në vitin e parë të saj. Kjjo është një mënyrë për të servirur vaktin ndryshe dhe për të mësuar fëmijët të duan dhe hanë ushqimin në të gjitha format.
Ju mund të provoni edhe Qofte me Lulelakër apo Qofte me Qiqra.
Përbërësit
- 300 g mish pule
- 2 kungulleshka
- 1 karrotë
- 2 kulë djath të grirë Parmigiano
- 1 vezë
- Një fetë buke e njomur në qumësht
- Pak kripë
- Vaj ulliri
- Majdanoz i freskët i grirë imët, rigon
- Bukë e thërrmuar për të lyer qoftet nga jashtë.
Përgatitja
- Do të bluajmë mishin e gjoksit të pulës, ose mishin e pjesëve të tjera që kemi zier më parë dhe përdorur për supën e bebes sonë.
- Do të grijmë me një renden kungulleshkat dhe karrotën e qëruar, dhe do i lëmë në një kullesë të largojmë ujin e tepërt.
- Në një tas të thellë, do të shtojmë mishin e grirë, perimet e grira, djathin e grirë, bukën e njomur të thërrmuar me dorë, vezën, vajin e ullirit, erëzat dhe do përgatisim brumin.
- U japim formë qofteve me duar dhe i kalojmë në bukën e thërrmuar.
- Në një tavë të veshur me lëtër furre do të vendosim qoftet e përgatitura, dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur 200 gradë Celcius për 25 minuta.
- I nxjerrim nga furra dhe servirim qoftet e ngrohta ose në temperaturë ambienti.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar faqen tonë. Jeni të mirëpritur të ndani me ne opinionin tuaj mbi recetën dhe faqen tonë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.