Best Grilled Zucchini Recipe-Receta Më e Mirë e Kungulleshkave Në Grill

Kungulleshka është një zarzavat shumë i  pëlqyer dhe që gatuhet në mënyra të ndryshme gjatë stinës së verës. Ne dëshirojmë të ndajmë sot me ju Recetën Më Të Mirë të Kungulleshkave në Grill, një mënyrë shumë të thjeshtë të përgatitjes së sallatave të shijshme me kungulleshka të grillit në vetëm pak minuta.

Përbërësit

Për Kungujt e Pjekur Në Zgarë

  • 3-4 kunguj të prerë në feta
  • Vaj uliri, kripë

Për përgatitjen e salsave të marinimit

  • Vaj ulliri, kripë dhe piper, majdanoz i freskët i grirë kollë, limon
  • Hudhër 3-4 thelpinj të qëruar dhe grirë imët
  • 3 lugë kos.
  • 1 mocarela mesatare(rreth 80-100 g)
  • 3 -4 domate të vogla
  • Gjethe borziloku

PërgatitjaBest Grilled Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Lajmë dhe presim kungujt në feta. I marinojmë me pak vaj ulliri dhe kripë.
  2. Lyejmë me pak vaj një tigan grilli dhe e vendosim të nxehet. Vendosim fetat e kungulleshkave në zgarë të piqen, përkatësisht rreth 3- 4 minuta në secilën anë. Do të piqen shpejt.Best Grilled Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Pasi të kemi pjekur kungujt, I vendosim në një pjatë të sheshtë dhe përgatisim marinimin. Ne do ju tregojmë sot tre mënyra të thjeshta të marinimit të kungujve të pjekur në grill.

Mënyra e parë

Në një tas përziejmë 2-3 lugë vaj ulliri , 1 lugë lëng limoni, majganoz i grirë imët, kripë, piper, hudhër e grirë imët.
Pasi të kemi gati një përzierje homogjene, shijojmë kungulleshkat e pjekura me marinimin që përgatitëm.Best Grilled Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes

Mënyra e dytë

Në një tas përziejmë kosin, vaj ulliri, kripë, majdanoz, 1 thelp hudhër të zhtypur. Kjo përzierje është një salcë shumë e shijshme për kungujt e pjekura në grill.Best Grilled Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes

Mënyra e tretë

Presim mocarelën në feta dhe domatet qershi në dy gjysma. Shtrojmë kungujt e grillit në një pjatë dhe vendosim sipër tyre fetat e mocarelës, domatet e prera, dhe gjethe borziloku. Shtojmë edhe një fije vaj ulliri.Best Grilled Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes

Secila nga këto mënyra ka shijen e saj unike edhe pse kemi përdorur të njëjtin përbërës kryesor.

Servirini kungulleshkat e grillit si një sallatë ose aperitiv.

Ju bëftë mirë

Lutem nëse keni ndonjë pyetje mund të shkruani në formën më poshtë, ne do ju përgjigjemi shumë shpejt.

Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë gatimi nga faqja jonë.

Leave a Comment