Best Fried Cod Recipe-Merluc Në Tigan

Merluc Në Tigan është një pjatë kryesore me bazë peshku, e lehtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.
Peshku merluc është një peshk deti i lehtë dhe i pëlqyer nga çdo moshë, përfshirë edhe fëmijët e vegjël. I lehtë për tu pastruar, pasi nuk ka luspa dhe i shpejtë për tu gatuar.
Sot do ta sjellim të gatuar shpejt dhe thjesht në tigan, ndryshe nga gatimi në furrë me perime, që gjithashtu është shumë i shijshëm.
Këtë recetë mund ta përgatisni në pak minuta për një darkë të shpejtë dhe të lehtë.

Përbërësit

  • 1-1,5 kg Peshk merluc i vogël
  • Kripë e piper
  • Miell
  • Vaj misri
  • Limon

Përgatitja

  1. Do ta pastrojmë peshkun duke i hequr pjesën e zorrëve dhe velëzave, e shpëlajmë mirë dhe do ta lëmë të kullojë.
  2. Merlucin e tharë nga uji, e marinojmë mirë me kripë e piper të zi. Duke qenë që ky lloj peshku është i butë dhe mund të na shpërbëhet gjatë gatimit në tigan, ne do ta lyejmë me miell.
  3. Në një pjatë të hapur do të hedhim disa lugë miell dhe do ta kalojmë peshkun, të cilin e kemi tharë mire nga uji me letër kuzhine nga të 2-ja anët.  Pjesën e tepërt të miellit e shkundim. Do ti bëjmë gati të gjithë peshqit duke i kaluat në miell dhe më pas nisim gatimin në tigan.
  4. Vendosim një tigan të madh dhe me veshje që nuk ngjit në zjarr.
  5. Hedhim vaj misri dhe e lëmë të nxehet.
  6. Shtojmë peshqit dhe i gatuajmë pa i kthyer shumë nga njëra anë në tjetrën. Duhet të rezujtojnë të  kuqërremtë. Nëse doni mund ti skuqni edhe më lehtë, kjo varet nga shija juaj.
  7. Shërbejini menjëherë dhe të shoqëruar me sallatë të freskët dhe limon.

Ju Bëftë Mirë!Best Fried Cod Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment