Best Fried Calamari Recipe-Friturë Kallamari

Në vijim të recetave që kemi ndarë me fruta deti, sot po ndajmë me ju Friturë Kallamari, një pjatë e parë apo aperitif i ngrohtë në një vakt me gatime peshku dhe produkte deti. Kallamari është një frut deti, të cilin mund ta gatuajmë të skuqur, të furrës, grillit, apo në salca, për të përgatitur pjata të para, aperitif, apo dhe pjata kryesore. Kombinon shumë mirë me makarona, oriz, dhe perime si patatja, domatja, kungulli, bizele, karrota, etj për përgatitjen e pastave apo rizotove super të shijshme. Kjo recetë është shumë e shpejtë, gati për tu shijuar në pak minuta.

PërbërësitBest Fried Calamari Recipe- Family Cooking Recipes

  • 5-6 kallamarë mesatarë
  • 3-4 lugë miell gruri i fortë (semolina)
  • Kripë, 1 limon, majdanoz
  • Vaj për skuqje(misri)

Përgatitja

  1. I lajmë dhe pastrojmë kallamarët dhe i presim rrota rrota. I lëmë mbi një letër kuzhine që të iki gjithë uji. Bëjmë gati edhe miellin në një pjatë të hapur.Best Fried Calamari Recipe- Family Cooking Recipes
  2. Në një tigan për skuqje, vendosim vajin të nxehet dhe fillojmë skuqjen duke i kaluar më parë në miell, i shkundim pak që të mos marrin shumë miell dhe i vendosim të skuqen në vajin e nxehtë. Për 2-3 minuta janë gati. Sa të marrin një ngjyrë të artë. I heqim dhe i vendosim në një pjatë me letër kuzhine që të thithi vajin e tepërt.Best Fried Calamari Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Vazhdojmë kështu me të gjithë kallamarët dhe i servirim të ngrohtë me limon, pak kripë dhe majdanoz të freskët. Mund ti shoqëroni me një gotë vere të bardhë si antipastë ose si një pjatë e dytë në një drekë fundjave.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni. Ju mirëpresim të lini komentet dhe pyetjet tuaja mbi recetën.

Leave a Comment